Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Femrat… do it better!

20/06/2015
in Pa kategori
Reading Time: 4 mins read
A A

Nga Olti Curri





Nuk është slogan seksist, edhe pse u bë i njohur nga një bluzë e stampuar e Madonës, ku mesazhi lëvdonte italianët që, sipas saj, ishin më të zotët në botë për të bërë dashuri. Në këtë fushë nuk hahemi me këngëtaren dhe përvoja e saj nuk diskutohet, por le të marrim kuptimin tjetër, “bën apo nuk bën për këtë punë”, siç është edhe shprehja jonë aq shumë e dëgjuar. Sikur titulli të ishte: “Femrat na falin jetën dhe meritojnë t’i respektojmë”, do ngjante si parullat shterpa të atyre politikanëve meshkuj që ulin veshët para OSBE-së kur kritikohen për pjesëmarrje të ulët të femrave në politikë. Meritojnë! Respekti nuk duhet merituar, por është natyrshmëri! Imagjinoni një garë ku fituesi merr si çmim respektin. Femrat falin jetën, por jo vetëm kaq; ato jetën e mbrojnë, e vlerësojnë duke e menaxhuar në mënyrë të përsosur, madje duke harruar veten dhe duke iu kushtuar fëmijëve, bashkëshortëve apo partnerëve. Mungesa e tyre në masë të kënaqshme në politikë duket se vjen nga ky shkak. Përkushtimi ose më saktë vetëmohimi i femrave shqiptare për familjen duke harruar veten duket se ka bërë që shqiptarët meshkuj të merren shumë me politikë, nga kafeneja e lagjes deri te përfaqësimi tek ajo që quhet “kafeneja ku merr rrogë duke premtuar”. Parlamentarët, e thjeshtë, kanë shumë kohë të lirë. Në këtë situatë parazgjedhore, le të mbajmë në mendje të parët ne meshkujt dhe më tej të gjithë, këtë shprehje: “Forca e femrave vjen nga diçka që psikologjia nuk mund ta shpjegojë”, thënë nga një burrë që pëlqente burrat por që dinte t’u jepte hakën të gjithëve, Oscar Wilde. Vallë kemi ende dyshime që femrat në politikë do të bënin shumë më tepër se burrat, që për 25 vjet ende nuk po shkulin dot vendin nga tranzicioni? Ju duket kaq e lehtë të rritesh, të shkollohesh, të garosh e të fitosh me burrat, t’i dashurosh, t’i bindësh, t’i martosh, t’u japësh fëmijë, t’i bësh ballë shtëpisë, karrierës, stilit të jetës ku ndihma nga meshkujt është minimale, të bësh jetë sociale, të jesh kolonë bazë për familjen? Ky ishte curriculum vitae i detyrave të përditshme, minimal për një femër intelektuale, sepse nëse do të bëja listën e detyrave familjare të një shtëpiakeje të thjeshtë, do duhej të shtoja edhe vështirësitë ekonomike, shtypjen nga opinioni brenda dhe jashtë familjes dhe shpesh edhe dhunën që ushtrohet mbi to. Me një curriculum të tillë, unë gruan më të thjeshtë do ta votoja. Do t’ia jepja me shumë dëshirë besimin tim si qytetar, si fëmijë i një nëne që ka bërë karrierë dhe ka qenë kryefjalë në familje, si nxënës i mësueseve të suksesshme, si koleg i femrave që punojnë duke shkëlqyer në fushat ku japim të gjithë kontribut. E thjeshtë; një femër më jep besim për një menaxhim të mirë të burimeve që i besohen dhe kur ato i mungojnë, ajo do të dijë t’i gjejë dhe qeverisjen do ta mendonte si një familje të madhe që duhet të shkojë përpara. Ja, për këtë energji e kishte fjalën shkrimtari britanik. Kjo energji është larg, është e shtrenjtë, është e pamundur, apo thjesht dyert e saj mbahen mbyllur me shpatulla nga meshkuj që politika i lodhi, i plaku pa i plakur apo i nxori qëllimet e tyre bazike: pushtet dhe para. Të mos harrojmë që tashmë, burrat e kanë humbur primatin e burrërisë së fjalës së dhënë apo besës, sepse burrat e politikës kanë dhënë shembull se po shkojnë nga fryn era. Ndërkohë që deri më tash, gratë e politikës tonë nuk mund t’i akuzojmë për këtë gjë. Po të duam e justifikojmë “luftën” mashkull–femër në politikë si një betejë brenda llojit dhe çdo armë do të ishte e justifikuar, por a do të jemi të qetë në ndërgjegje, a do ta shohim dot në sy një femër nëse ia pranojmë vlerat në një segment shoqëror dhe në drejtim jo? Sa lehtë të sulmosh një femër duke e marrë shënjestër, si në rastin e pak kohëve më parë të kandidates së Shkodrës, paragjykuar në mediat on-line për një puthje me të fejuarin e saj, apo kandidates së Durrësit për një foto ku fustani evidentonte linjat e trupit (që nuk ishte e saja, por e një personazhi televiziv amerikan)! Mirë kolegët meshkuj të politikës, po mediat?! Apo pazaret politikë–media janë ekskluzivitet i politikanëve meshkuj në tavolina me drejtues meshkuj, ku vula, tregtisë së fjalës së lirë i vihet me një puro të shtrenjtë? Besoj se mes rreshtash po paragjykohem si feminist. Jo, thjesht njoh si rregullin bazë të zhvillimit garën, konkurrencën dhe nuk dua të zhvlerësoj asnjë nga meshkujt që kanë lënë emër dhe kanë bërë punë të mirë në politikë. Dua që gara të jetë e ndershme dhe e drejtë, të mos paragjykohet askush që në nisje, aq më pak me fjalët: gjynah që është femër, se do ta bënte mirë këtë punë. Shembuj të femrave që firmosën sukses në politikën tonë ka, por nuk ka mjaftueshëm. Megjithatë, jemi në kohë. Numri i radhës i “WHO” del në prag të zgjedhjeve, ndaj kemi në dorë të reagojmë nëse më keni dhënë të drejtë në këto mendime që ndava me ju. Unë nuk bëj ftesa për të votuar këtë apo atë; unë vetë do t’ia besoj votën time emrit që do më mbushë me besim, dhe jo përkatësisë gjinore me justifikimin se: është e egër politika, nuk është për femra. Politikën e bëjnë njerëzit dhe nëse jetojmë mes njerëzve të egër, ky është problemi ynë që e pranojmë.


Tags: Olti CurriOpinion
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post

Nicole Scherzinger, një histori dashurie me Pajtim Kasamin?

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera