Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Efi zbulon tatuazhin e ri! Ja ç’fsheh simboli misterioz në trupin e saj 12/11/2025
Big Basta: “Jemi kthyer në brez facoletash…” 12/11/2025
“Fitojmë para nëpër klube, por…” Getinjo flet pa doreza për problemet e industrisë së muzikës 12/11/2025
“Ishte një mrekulli”/ Irini Qirjako zbulon aktorin e Hollywood-it që u marros pas saj!  12/11/2025
“Është mirë”, miku i Gjestit flet për të, disa javë pas tragjedisë së tij familjare! 12/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Femrat e forta kanë këto cilësi që bëjnë diferencën

12/10/2021
in Jetë
Reading Time: 5 mins read
A A
Femrat e forta kanë këto cilësi që bëjnë diferencën

Një femër e fortë gjithmonë e respekton veten, dhe gjithashtu ka respekt për të tjerët. Për më tepër, ajo i dëgjon të tjerët dhe hallet e tyre, pasi kështu mendon se edhe vetë fiton më shumë eksperienca nga ngjarjet e të tjerëve. Në mënyrë të ngjashme, ajo shpreson të marrë të njëjtën mirësjellje mbrapsht. Në rast se dikush tjetër nuk e trajton atë njësoj siç ajo i trajton të tjerët, një grua e fortë zgjedh të largohet nga njëperson i tillë.





Pavarësia

Cilësia e dytë është padyshim pavarësia. Një femër e fortë nuk ka nevojë për askënd që ta ndihmojë atë të kapërcejë vështirësitë në jetë. Ajo dëshiron të bëjë gjithçka vetë dhe jo të kërkojë mbështetje nga të tjerët. Do të njihni plot femra të forta që vuajnë për t’i arritur synimet e tyre në jetë, por edhe në kushte vështirësie, nuk kanë për t’ju kërkuar ndihmë. Sidoqoftë, një pavarësi e tillë është shpesh një thikë me dy presa. Shumë femra të forta mendojnë se nuk kanë nevojë për ndihmë, por kjo i bën të marrin përsipër ndonjëherë më shumë sesa mund të përballojnë.


Kontrolli i emocioneve

Aftësia për të kontrolluar emocionet e tyre është karakteristika e tretë e një gruaje të fortë. Ajo nuk lejon që njerëzit ose ngjarjet të ndikojnë në ndjenjat e saj. Për më tepër, frika ose dyshimet nuk janë kurrë emocione që mund të kontrollojnë energjinë e saj, pasi një femër e fortë e kupton se këto emocione do të bëhen pengesë për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Marrja përsipër e rreziqeve

Ajo e kupton që gjithmonë duhet të shtyjë veten të rritet dhe të mësojë nga dita në ditë. Shumica e femrave të forta marrin përsipër rreziqe për të përmirësuar veten e tyre. Ato gjithmonë përpiqen të provojnë gjëra të reja, sepse e kuptojnë që duke bërë përherë të njëjtat gjëra, pa rrezikuar, nuk kanë për t’u forcuar më shumë dhe as kanë për t’u rritur. Prandaj, përballimi i sfidave të reja është çelësi për rritjen personale të një gruaje të fortë.

Energjia pozitive

Mendimi pozitiv është gjithmonë i pranishëm në mendjen e saj. Një femër e fortë e kupton që pozitiviteti mund të ndryshojë totalisht një jetë tjetër; mund ta kalojë atë nga thellësia e dëshpërimit në lartësitë më të larta të lumturisë. Mund të ndryshojë mënyrën e tyre të të menduarit dhe t’i ndihmojë ata të arrijnëperformancën më të mirë në çdo situatë.

Tags: femraKeshillate forta
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Next Post
Dashuria më e mirë në moshë të vonë! Këta personazhe janë prova se s’është kurrë vonë për të duhurin

Dashuria më e mirë në moshë të vonë! Këta personazhe janë prova se s'është kurrë vonë për të duhurin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera