Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë! 14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë… 14/03/2026
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

‘Ferexheja’ është e ndaluar në Islam

31/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
‘Ferexheja’ është e ndaluar në Islam

Bartja e shamisë nga femrat, sipas islamit nuk është detyruese. Kështu u shpreh në Prishtinë, Shirin Ebadi, aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut dhe fituese e çmimit Nobel për paqe në vitin 2003.Deklaratën e saj ajo e bëri në Prishtinë, në ditën e parë të konferencës “Interfaith Kosova”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovë, raporton lajmi.net. Ajo tha se ky është interpretim që vjen nga dijetarë të njohur islam. Deklarimi i saj pasoi pyetjen se si ajo si myslimane që është, nuk bartë shami. “Bartja e shamisë është opsionale. Varet se si ajo zgjedh dhe nuk është detyrim për femrën”, tha Ebadi, raporton lajmi.net. Megjithatë, ajo tha se ka respekt për gratë që e bartin, ndonëse kjo nuk është detyrim për to. Në këtë konferencë ku po marrin pjesë 300 persona nga shumë vende të botës dhe e cila do të zgjasë tre ditë, nobelistja Ebadi foli edhe për ‘Burkan’, me të cilën disa femra myslimane, përveç tërë trupin, mbulojnë edhe fytyrën në tërësi, raporton lajmi.net. Ebadi foli edhe për dicka që femra myslimane e ka të ndaluar. E ajo tha se është pikërisht ‘Burka’ ose ‘Ferexheja’. “Burka është e ndaluar tërësisht në Islam dhe nuk bën të bartet nga femra myslimane”, tha ajo. “Burka është haram”- tha Ebadi, duke dhënë shpjegimin se përse konsiderohet e tillë. “Presupozohet se femra duhet të shkojë në pelegrinazhin e Mekës në haxh. Atje fytyra e saj duhet të jetë e hapur dhe jo e mbuluar”, tha nobelistja Ebadi, raporton lajmi.net. Në konferencën ‘Interfaith Kosova’, po marrin pjesë mbi 300 pjesëmarrës nga 50 shtete të botës, përfshi edhe shumë sosh që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Temë e diskutimit është roli i gruas në luftimin e ekstremizmit. Për këtë arsye, në Prishtinë kanë arritur edhe Nobelistet e paqes Shirin Ebadi dhe Tawakkol Karman. Në këtë konferencë sivjet po marron pjesë edhe liderë fetarë nga Argjentina, Jemeni, Amerika, Kuba, Tajlanda, Nigeria, dhe mbi 45 shtete tjera nga mbarë rruzulli tokësor. Konferenca titullohet “Roli i Gruas në Promovimin e dialogut Ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit” dhe është e organizuar nga disa organizata që promovojnë dialogun si Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar, Tony Blair Faith Foundation ndërsa mbështetës janë Ministria e Jashtme, Kuvendi, Ambasada Amerikane, Ambasada Kanadeze, Ambasada Norvegjeze si dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Konferenca ‘Interfaith Kosova’ sivjet do të ndajë edhe Çmimin e Kosovës për Dialog Ndërfetar që sivjet do ta marrin Kryetari i Londrës Sadik Khan dhe Monsignor Vincenzo Paglia.






Tags: e ndaluarfeja islameferexheja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!
Breaking News

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!

14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…
Breaking News

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…

14/03/2026
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!
Breaking News

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!

13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!
Breaking News

Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!

13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!
Breaking News

Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!

13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!
Breaking News

U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!

13/03/2026
Next Post
Publikohet video e aksidentit të djeshëm tek ‘Fresku’ (VIDEO +18)

Publikohet video e aksidentit të djeshëm tek ‘Fresku’ (VIDEO +18)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera