Pas muajsh të tërë sfidash, emocioneve të forta dhe përballjeve të paharrueshme, spektakli “Ferma VIP 2” po i afrohet përmbylljes së tij. Ky reality show, që ka mbërthyer vëmendjen e publikut shqiptar, është shndërruar në një ndër programet më të ndjekura të momentit.
Formati, i cili ndërthur jetën reale me prova fizike dhe situata intensive emocionale, ka rrëmbyer jo vetëm shikueshmërinë televizive, por edhe ka dominuar rrjetet sociale dhe bisedat e përditshme për të dytin vit me rradhë.
Çdo javë sjell zhvillime të reja që mbajnë publikun në ankth: krijimi i aleancave, debate të ashpra dhe situata të papritura që lënë gjurmë. Spektatorët janë thellësisht të përfshirë, duke komentuar çdo moment dhe duke ndarë mbështetjen për konkurrentët e tyre të preferuar.
Por, kur do të kurorëzohet fituesi i këtij sezoni?
“Në 20 qershor do të jetë finalja e madhe e Ferma VIP 2.” Ishin vetë fermerët që ndanë këtë lajm emocionues me publikun, pas përfundimit të një sfide të veçantë të caktuar nga AGAI.
Tashmë numërimi mbrapsht ka nisur – vetëm pak javë na ndajnë nga mbrëmja finale ku gjithçka do të vendoset.








