Fero, i ftuari i radhës në podcastin e Arbana Osmanit, ka ndezur rrjetet sociale vetëm me publikimin e trilerit.
Në videon e shkurtër që është bërë publike sot, reperi shihet i prekur emocionalisht teksa flet për herë të parë pas një kohe të gjatë rreth akuzave që e kanë përfshirë dhe marrëdhënies me vajzën e tij.
Në fragmentin që po qarkullon gjerësisht në rrjet, ai dëgjohet duke thënë me lot në sy:
“Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën time më shumë se unë. Të lutem, mundësoma me pa çikën.”
Kjo deklaratë vjen pas një periudhe të trazuar që pasoi ndarjen e bujshme të tij me modelen dhe influenceren Arbenita Ismajli. Çifti, dikur një nga më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, u përfshi në akuza të ndërsjella dhe debate publike, të cilat kulmuan me publikimin e dokumenteve dhe deklaratave për dhunë në familje.
Fero dhe Arbenita kanë një vajzë së bashku, të cilën reperi nuk e ka parë prej kohësh. Në këtë intervistë, ai duket se përpiqet të tregojë versionin e tij të historisë dhe të shprehë dhimbjen për mungesën e vajzës.








