Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Fertilizimi Invitro, rrëfimi i një nëne

16/01/2018
in Pa kategori
Reading Time: 4 mins read
A A
Fertilizimi Invitro, rrëfimi i një nëne

“Mami dhe babi donin shumë që unë të lindja dhe të isha bebi i tyre. Ata më kanë treguar se xhaxhi doktorat i kanë bërë mamit shumë gjilpëra. Mami më fal që u vonova të vija në jetën tënde dhe të babit. Ju më keni treguar ca gjëra të ngatërruara që vetëm të mëdhenjtë i kuptojnë” – ndoshta këto do të ishin fjalët e Noelit të vogël, që erdhi në jetë falë Fertilizimit Invitro(IVF).
Pas dy aborteve, analizave dhe trajtimeve pa fund, përgjigjeve evazive dhe ngritje supesh nga mjekët, Brikena vendosi se Fertilizimi Invitro do të ishte tentativa e radhës për tu bërë nënë.
“Për dy vjet e gjysëm tentova të ngelesha shtatzanë, por pa rezultat. Kam bërë shumë trajtime si në Greqi dhe në Shqipëri por nuk qenë efektive. Ilaçe dhe gjilpëra pa fund. Nuk kisha më as nerva, as durim që të prisja. Kudo që shkonim na thonin: Jeni shumë mirë, nuk keni asnjë problem, merrni këto mjekime dhe prisni rezultatin. Kur pyesja përse nuk po mund të ngelem shtatzënë përballesha me përgjigje sipërfaqësore nga mjekët”.
Sipas saj, të marrësh një vendim të tillë kur nuk dihet saktësisht çfarë po ndodh me shëndetin tënd, kur mentaliteti dhe shoqëria priren drejt paragjykimit, është një sfidë që vetëm një femër e cila pret me padurim të bëhet nënë mund ta përballojë.
Ajo i kapërceu të gjitha pengesat që i dolën përpara dhe vendosi, invitro mund t’i mbushte ditët e saj me shpresë. Por si ndryshoi jeta e 31 vjeçares që nga ky moment? Çfarë stili jetese duhej të ndiqte që rezultati të ishte pozitiv?





Kur e more këtë vendim, ishe e frikësuar se mos ndoshta fëmija mund të lindte me probleme?
Po kisha pak frikë, njerëzit që më rrethonin dhe që e dinin pak a shumë problemin tim më mbushnin me mendime negative në vend që të më jepnin kurajo. Më thonin se këta fëmijë lindin me probleme, ose që nuk do të jetë fëmijë me burrin tënd, por me dikë tjetër. Të gjitha këto më stresonin dhe më bënin të ndihesha shumë keq por nuk më ndaluan të arrija qëllimin tim.

Kishte momente kur para apo gjatë shtatzënisë ndieje edhe ti frikë në vetvete qoftë për fëmijën apo për shëndetin tënd?


Kishte momente që i mendoja fjalët që më thonin të tjerët, shpesh më kapte frika, qaja e pasigurt dhe e frikësuar, i lutesha zotit të më ndihmonte që gjithcka të shkonte mirë. Por unë isha shumë e vendosur dhe nuk doja të dëgjoja askënd.

Sa zgjati i gjithë procesi? A ishte i dhimbshëm?
Vendosa që Fertilizimin Invitro ta kryeja në Turqi. E gjithë procedura zgjati gati dy muaj e 10 ditë. Gjatë kësaj periudhe qëndrova atje. Përjetova pak nga të gjitha: dhimbje, stres dhe shumë vuajtje. Bëja trajtimin që më jepte doktori, duhet të isha e përpiktë, çdo gjë ishte me orar të përcaktuar dhe me tabelë. Pra gjithë këtë periudhë e kalova midis ilaçeve dhe gjilpërave. Mbasi kjo fazë kaloi u ktheva në Shqipëri për të pritur përgjigjen.

Javët dhe muajtë e trajtimit përfunduan, si e prite përgjigjen përfundimtare?
Kur mora përgjigjen kisha shumë frikë ta hapja zarfin, trembesha mos përgjigja ishte negative dhe nuk e di çfarë mund të bëja nëse çdo gjë që kalova do shumëzohej me zero. Shkova në makinë, e hapa zarfin, pashë rezultatin dhe nuk e besoja. Unë isha shtatzënë. Ia dërgova përgjigjen mjekut që më ndiqte në Turqi dhe ai ma konfirmoi.

Mbete shtatzënë, cilat ishin këshillat e mjekut? Kujdesi juaj gjatë nëntë muajve duhej të ishte dyfish apo i njëjtë me atë të shtatzëneve të tjera?
Mjeku me tha që çdo gjë për mua do të ishte normale si gjithë shtatzënat e tjera. Më këshilloi të mos lodhesha shumë.

Në lidhje me regjimin ushqimor, çfarë këshillash more si për periudhën e procesit edhe gjatë shtatzënisë?

Gjatë kohës që qëndrova në Turqi mjekët më thanë se mund të haja gjithçka që do të ishte e shëndetshme për mua, përveç mishit të derrit dhe dhjamit. Ndoshta ma dhanë këtë këshillë sepse në Turqi nuk e konsumojnë, se di. Nuk i pyeta përse. Ndërsa gjatë shtatzënisë nuk mora ndonjë këshillë specifike, në këtë aspekt gjithçka është e njëjtë si për një shtatzëni të nisur në rrugë natyrale.

Por sa normale mund të jetë një shtatzëni e nisur në mënyrë jonatyrale?
Ishte një shtatzëni krejt normale, i vetmi problem që kisha ishin veshkat, shqetësimi që ato më jepnin mund të më çonte në lindje të parakohshme. Mjekët gjithashtu më këshilluan lindjen çezariane pasi me lindje natyrale mund të rrezikoja shumë për shkak të aborteve që kisha kaluar.

A të ndodhte sa herë kishe shqetësime t’ia adresoje invitros?
Po, e mendoja shpesh sepse nuk e kisha idenë çfarë shqetësimesh ka një shtatzëni normale. Sa herë kisha dhimbje barku thoja e kam prej fertilizimit. Pasi bisedova me mjeken time më tha se kjo ishte normale, në qoftë se dhimbjet do ishin të vazhdueshme atëhere situata mund të bëhej serioze.

Tashmë Noeli ka ardhur në jetë, shumë shpejt ai do të rritet dhe do kuptoj më tepër. E ke menduar si do t’ia shpjegosh që për ngjizjen e tij është përdorur një taktikë e ndryshme mjekësore? A e ke kompleks këtë pjesë?
Jo nuk e kam kompleks fare. Kur të rritet do i tregoj gjithçka. Edhe tani kur i flas i them me shaka: Të keqen mamushi ti je gjithë pasuria ime, më ke kushtuar lekë, euro, lira turke. Haha.

E ke menduar mundesinë për të sjell në jetë një fëmijë të dytë?

Po e kam menduar, nëse do të mundem të ngelem vetë do të isha shumë e lumtur, por edhe në qoftë se nuk ndodh nuk do të nguroja të aplikoja sërish fertilizimin. Pavarësisht kostos, ai realizoi ëndrrën e jetës time./revistawho.com

Tags: invitroneneRrefim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Të kuqe flakë, ja personazhet që i dashurojnë buzët kështu

Të kuqe flakë, ja personazhet që i dashurojnë buzët kështu








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera