Archie ka nisur të belbëzojë fjalët e para e këtë moment të gëzueshëm e ndau vetë Meghan Markle dhe Princ Harry, të cilët ndanë një audio ku dëgjohet zëri i 1-vjeçarit i cili ka thënë fillmisht fjalën ‘fun’, pra qejf nw ‘Spotify’.
Pak më vonë Meghan dhe Harry e kanë ndihmuar të thojë dhe “Happy New Year” fjalë pas fjale dhe gjithë ky moment ka marrë vëmendjen e të gjithë dëgjuesve. Në këtë mënyrë Archie ka mundur t’i urojë të gjithëve Vitin e Ri.
Meghan Markle tregoi disa javë më parë se gjatë verës kishte abortuar një fëmijë, moment ky shumë prekës në jetën e dukeshës. Ndërsa së fundmi ajo është shfaqur edhe në publik duke i surprizuar të gjithë me forcën që e karakterizon./revistawho.com







