Edhe pse Sia mbushi 1 vjeç në datën 12 mars, festa e ditëlindjes është organizuar ditën e sotme. Ermali dhe Ami e shndërruan shtëpinë e tyre në një ambient super festiv, të mbushur me tullumbaca shumëngjyrëshe dhe plot me fëmijë që gëzonin për lojërat e organizuara nga çifti. Çdo gjë duket se ka qenë e menduar në detaje, duke filluar nga torta, e deri tek zbukurimet e personalizuara. Sia është vetëm 1 vjeç dhe ndoshta nuk e ka shijuar siç duhet festën, por për vëllain e saj dhe të gjithë fëmijët e tjerë të pranishëm duket se ka ndodhur e kundërta. Nga postimet e Amit në ‘Instastory’ mund të shohim se atmosfera ka qenë shumë e bukur, ku ngjyra rozë mbizotëronte kudo./revistawho.com