Një vit më parë jeta e Angela Martinit dhe Dragos Savulescut ndryshoi përgjithmonë. Çifti u bekua me një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Kyree. Vogëlushi ka mbushur 1 vjeç dhe në familjen e Angelës dhe Dragosit ka pasur festë. Ka qenë vetë supermodelja që ka postuar disa foto kaq të bukura duke pozuar krah bashkëshortit dhe vogëlushit të tyre. “1 vit jetë. Gëzuar ditëlindjen e parë Kyree”, shkruan Angela teksa ka marrë urime të shumta për ditëlindjen e djalit, si nga miqtë, kolegët edhe fansat.