Këngëtarja e dashur, Anjeza Shahini, ka festuar sot ditëlindjen e saj. Anjeza ka mbushur 30-vjeç dhe duket se jeta deri sot është treguar shumë bujare me të. Ajo jeton prej vitesh e lumtur me familjen e saj në Londër. “Unë e kapa 3-shin”- shkruan ajo në foton, ku shfaqet duke festuar dhe duke treguar kështu hapur moshën e saj. Por edhe pse vitet kalojnë dhe Anjeza i është larguar muzikës, vazhdon të mbetet një nga artistet më të talentuara shqiptare./revistwho.com









