Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5! 19/12/2025
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën! 19/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë! 19/12/2025
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË! 18/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Festë në shtëpinë e Ledina Çelos (FOTO)

03/12/2016
in Intervista, Në Kopertinë
Reading Time: 3 mins read
A A
Festë në shtëpinë e Ledina Çelos (FOTO)

Artistja e hiteve “E doni dashurinë?”, “San Valentino”, “Ma ke prish gjumin e natës”, “Eja të vallëzojmë“, “Nesër shkoj”, “Të ndiej të huaj” dhe “Dangerous”, ka qëndruar larg skenës shqiptare përgjatë vitit që lamë pas.





WHOONLINE17 (1)

Erlisi dhe Periana, dy vogëlushët e këngëtares Ledina Çelo, kanë krijuar një atmosferë shumë të hareshme në shtëpinë e saj. Tashmë janë të largëta kohët kur shtëpia ishte e qetë dhe e rregullt. Zërat fëmijërorë, këngët, të qeshurat, brohoritjet në një anë e lodrat e shumëllojshme a rrobat nga ana tjetër, kanë ndryshuar rrënjësisht jetën e Ledinës, shtëpinë, dhe gjithë ç’e rrethon atë. Artistja, një vajzë që dikur kujdesej vetëm për veten, edhe si nënë ka mundur ta ruajë sharmin, por tanimë teksa merret me veten dhe shtëpinë, i duhet të ndjekë nga pas dy çamarrokë, të cilët nuk lënë gjë pa kthyer përmbys mes të qeshurash që gëzojnë çdokënd. Tanimë koha e festave ka kuptim  tjetër. “Me dy fëmijë dhe atmosferë në shtëpi, rrëmuja shtohet. Mami aq sa lodhet, aq merr dhe kënaqësi e lumturi prej tyre”, thotë Ledina për “revistawho.com”. E për fëmijët atmosfera ndihet së tepërmi. Ashtu si ne që në fëmijërinë tonë mezi i prisnim ngjyrat, dritat, pemën e dhuratat, edhe atëherë kur nuk e kishim të qartë konceptin e tyre. “Erlisi këtë vit është rritur dhe i thotë me zë të lartë dëshirat e tij dhe sigurisht që një ndër to ishte zbukurimi i shtëpisë në çdo detaj, gjë që nuk e kishte kërkuar më parë”, thotë Ledina duke shtuar se asaj vetë i duket sikur po përsëriten dhe një herë ato lojërat e fëmijërisë me kukulla. Veçse me një ndryshim. “Tashmë zëvendësohen me dy engjëjt e mi. Ka një shprehje që thotë: kënaqen fëmijët, po më fëmijë bëhen prindërit në këtë periudhë”. Bredhi i zbukuruar i jep pamje tjetër shtëpisë dhe nuk ka si mungon në një familje me fëmijë. “Këtë herë e pata më të lehtë punën me bredhin, sepse ishte Erlisi ai që e zbukuroi me shumë dashuri”, na pohon ajo, ndërsa ne e imagjinojmë ndihmën e gëzimin e fëmijëve para një peme me topa, zbukurime, drita, e figurën e ndonjë Babagjyshi babaxhan buzagaz, i veshur me të kuqe.


ledinac1

ledina celo

E ndërsa Viti i ri i mbledh familjet rreth një tryeze, edhe familja e Ledinës nuk bën përjashtim nga ky ritual. “Vitin e Ri e presim me qejf si unë dhe fëmijët, sepse gjithmonë vijnë dhe dajat e Lisit dhe të Perianës dhe i japin një atmosferë fantastike mbrëmjes. Daja Deti për shembull, sjell fishekzjarrë dhe këtë herë Lisi ka premtuar që do ta presë orën 24:00”, tregon këngëtarja. Ndërsa tryeza e saj është gjithnjë me gatime tradicionale. “Preferoj gjithmonë gatime tradicionale në tavolinë, ndaj mbrëmjen e fundvitit do ta kalojmë në shtëpi me të afërmit tanë”.

Përtej atmosferës, fundviti është një kohë bilancesh, shpresash dhe planesh. Kur hedh sytë pas, Ledina thotë se “ky vit ishte viti më i lumtur i jetës sime. Me ardhjen e vajzës në jetë ndihem e plotësuar”. Ndërsa nga viti 2016, ajo më së shumti uron shëndet për të dhe familjen e mandej, “pse jo, ndonjë projekt në fushën e muzikës”.

lediii

 

 

Tags: Ledina CeloSHTEPI VIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
Sa kile duhet të humbë një femër për t’u dukur seksi në shtrat

Sa kile duhet të humbë një femër për t’u dukur seksi në shtrat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera