Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Fevziu kryeministër, martohen Elvana dhe Flori, Noizy dhe Getoari shokë të ngushtë… Gënjeshtrat që do donim të ishin të vërteta

01/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A

Gëzuar festën pinokër! Ne jemi mësuar aq shumë të na gënjejnë, sa kur na thonë të vërtetën rrudhim buzët. Duke ditur këtë e duke pasur parasysh se (me ndonjë përjashtim të vogël) të gjithë vitin iu kemi përcjellë lajme të vërteta, sot kemi vendosur t’iu gënjejmë. E nëse jeni në dyshim, e po mendoni se e vërteta është më e mirë, pas gënjeshtrave të mëposhtme do të bini të dashuri me pinokërit kudo që ndodhen.





ELVANA GJATA DHE FLORI MUMAJESI MARTOHEN
Ky do të ishte fundi më i lumtur i të gjitha kohërave e do të gëzonte mijëra fansa dhe jo fansa. Prej shumë vitesh Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi shihen si çift ndonëse të tillë mund të mos kenë qenë kurrë, pasi asnjëherë nuk ka pasur konfirmim për këtë histori. Këto kohë ata janë ndoshta për herë të parë, më larg se kurrë njëri-tjetrit. Elvana me të dashurin jashtë Shqipërisë në përpjekje për t’u bërë yll ndërkombëtar, Flori me Libertën duke shijuar bashkëjetesën në Prishtinë. A s’do të ishte një lajm “bombë” sikur të martoheshin?!


BLENDI FEVZIU MBYLL “OPINION”-in E BEHET KRYEMINISTER
Le ta pranojmë, ai është një ndër njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri, ndoshta shumë më tepër se vetë pushtetarët. Prej vitesh të gjithë në masë, i jemi besnikë një programi televiziv pa të cilin vetë televizioni shqiptar nuk do të kishte kuptim. Për këtë dhe shumë arsye të tjera Blendi Fevziu është sot një nga njerëzit më me influencë tek shqiptarët, ndaj lajmi se ai zgjidhet kryeministër i vendit, do të gëzonte shumëkënd. Por do të mbyllej “Opinion” e në fakt ne nuk do të donim që kjo të ndodhte vërtet.

KOMBETARJA SHQIPTARE FITON KAMPIONATIN BOTEROR
Sot më shumë se kurrë, ëndrra e shqiptarëve për arritje në futboll është bërë e madhe. Kemi një kombëtare të mirë e cila sigurisht na ka “dhuruar” zhgënjime por shumicën e herëve na ka bërë të ndihemi krenarë. E dimë, do të ishte çmenduri, po sa bukur do të ishte sikur të fitonim botërorin…

NOIZY DHE GETOARI BEHEN SHOKE TE NGUSHTE
Po qeshni? Edhe ne qeshëm kur e menduam… Por kurrë mos thuaj kurrë. Ja ata harrojnë çdo të sharë, sherr, grusht e varg këngë dedikuar me mllef njëri-tjetrit. Ja ata fillojnë e shkojnë në xhami apo kishë rregullisht dhe hoxha ose prifti i mbushin mendjen se janë vëllezër. Ja Getoari dhe Marina lindin djalë dhe ai kur rritet dashurohet me vajzën e Noizyt… Eh sa ka jeta…

OLTI CURRI KALON NE MEDIASET, NIS PUNE TEK “AMICI” ME NDERHYRJEN E KLEDI KADIUT
E gjithë bota thotë se italianëve nuk iu mbyllet goja, por kjo ndodh se akoma nuk kanë njohur mirë shqiptarët. E nëse do të përzgjidhnim një përfaqësues të denjë për të na nderuar në këtë fushë, ai është patjetër Olti Curri, njeriu që i thotë të gjitha (dhe s’i plas fare). E që Italia e bota të na njohin siç meritojmë, e kemi të lehtë se kemi miq. Do të mjaftonte që Kledi Kadiu t’i mbushë mendjen Maria De Filippit se Olti Curri është ku e ku më i mirë e shumë më simpatik se Alfonso Signorini dhe ja, “Amici” do t’i trefishojë shifrat e audiencës. Tani problemi është se nuk do na ndiqen më spektaklet e humorit të së dielës këtu. Si t’ia bëjmë?

PAGA MINIMALE E SHQIPTARëVE BEHET 1 MIJE EURO
Kjo është absolutisht gënjeshtra më e bukur që mund t’i themi vetes apo të tjerëve. Përtej të gjitha deklaratave për rritje ekonomike, rritje pagash e pensionesh, ulje taksash apo kushedi çfarë përralle tjetër, fakt është se Shqipëria jonë mbetet një vend i varfër, ku paga minimale nuk shkon as në 20 mijë lekë të rinj. Ah sikur të bëhej 1 mijë euro. Po e zëmë se:
Fevziu bëhet kryeministër dhe zeron taksat. Shqipëria fiton botërorin dhe turistët dynden këtu. Elvana e Flori e bëjnë dasmën si koncert në stadium me bileta dhe paratë ia dhurojnë shtetit. Noizy dhe Getoari shesin çdo gjë e gjithë pasurinë ia japin prapë shtetit… A bëhet kështu paga 1 mijë euro. Hahahah, e dimë, e tepruam fare tani. Premtojmë se nuk gënjejmë më deri vitin tjetër./ revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Next Post
Sidrita për Ervinin: U puthëm, por nuk jemi lidhur!

Sidrita për Ervinin: U puthëm, por nuk jemi lidhur!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera