Teksa kanë diskutuar për aksidentet rrugore në ‘Opinion’, gazetari Blendi Fevziu ka ndarë me audiencën një prej eksperiencave të tij të kaluara vetëm pak ditë më parë, duke zgjedhur kështu të ndërgjegjësojë edhe teleshikuesit për shpejtësinë në automjet.
“Para dy ditësh isha në Korçë, dhe doja të parakaloja një makinë shumë të vogël, një makinë të lehtë në kuptimin, ecte me 160 km/h, nuk kalohej dot dhe ishte një Reno e vogël, dhe ishte mbushur plot, 5 veta mbrapa dhe 2 para, nuk kapej, në rrugën Korçë-Pogradec. Ishte e frikshme, i bëra shenjë me drita që të ndalonte shpejtësinë, se thashe mos përplaset”, ka treguar Blendi teksa ka shtuar se kjo ka qenë një eksperiencë e frikshme. Ai tregoi se ngjarja ka ndodhur në Korcë, teksa një makinë ecte me shpejtësi 160km/orë dhe kishte shumë vetë brenda saj.
Shpesh personazhet e njohur ndajnë eksperiencat dhe ndodhitë e tyre, jo vetëm për të ndarë rutinën e tyre, por për të përcjellë në të njëjtën kohë mesazhin e duhur tek ndjekësit e tyre, njëjtë si dhe Blendi mbrëmjen e kaluar./revistawho.com








