Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FIER/ Vdiq në burg pas përdhunimit të mbesës, familja e 47-vjeçarit zbulon skandale të tjera seksuale

26/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FIER/ Vdiq në burg pas përdhunimit të mbesës, familja e 47-vjeçarit zbulon skandale të tjera seksuale

Zemra e 47-vjeçarit Thoma Çala nuk ka mundur të përballojë më tepër akuzat e mbesës së tij për abuzim seksual, të cilat nuk i pranoi kurrë. Rreth një vit pas denoncimit të mbesës së tij, Thoma Çala humbi jetën pak javë më parë në paraburgimin e Fierit, ku priste vendimin lidhur me akuzat për abuzim seksual me të mitur. Sipas mjekëve, shkak për vdekjen e 47-vjeçarit është bërë çarja e aortës. Familjarët e Thoma Çalës shprehen të vendosur për të çuar deri në fund amanetin e tij, për zbardhjen e së vërtetës. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24” ishin sot bashkëshortja, vëllai dhe motra e Thoma Çalës, të cilët u përballën live me babain e vajzës që pretendon se u përdhunua nga xhaxhai i saj. Por përplasja ka qenë e ashpër me akuza të forta nga të dyja anët. Babai i vajzës Anesti Çala, në një lidhje telefonike në studio, akuzoi vëllain e tij Sokol Çala për lidhje intime me bashkëshorten e të ndjerit Thoma Çala. “Kur kemi patur ditëlindjen e fëmijëve. Të tërë mblidheshin në shtëpinë time. Sokoli ka thyer dy telefona në shtëpinë time sepse është zënë me zotin Thoma. të nesërmen i kam mbledhur të dy dhe u kam thënë si është problemi. Zoti Thoma dyshonte sikur Sokoli kishte qenë me Verën. Ka thënë vija nga puna i gjeja me shalë përpjetë.”- deklaroi Anesti Çala. Vëllai i tij, Sokol Çala iu përgjigj akuzave duke thënë: “E futët njërin vëlla në burg, e vdiqët aty, doni të vdisni dhe tjetrin tani? Motra e vëllezërve Çala, Lindita iu lut Anesti Çalës që të tregojë të vërtetën.“Në të ka ngelur ndonjë pikë ujë në damar trego të vërtetën. Ti ja bërë gropën vëllait, ti u gëzove.”- tha zonja Lindita.





PERPLASJA XHAXHA-MBESE NE TV

Pak ditë para vdekjes, Thoma Çala u përball me mbesën e tij, përmes një komunikimi telefonik nga paraburgimi, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti”.19-vjeçarja K.C dha detaje rreth pretendimeve të saj për abuzim seksual nga xhaxhai i saj, kur ishte vetëm 14 vjeç. Vajza deklaroi se xhaxhai Thoma Çala e përdhunonte në shtëpinë e tij, gjatë kohës që e shoqja ndodhej në Greqi. 19-vjeçarja pretendon se xhaxhai e ka kërcënuar dhe ajo ka patur frikë të tregonte, deri në momentin që i fejuari i saj i ka kërkuar llogari për faktin se nuk ishte e virgjër. Në emision ka ndërhyrë edhe vetë i akuzuari, përmes një telefonate nga paraburgimi. Thoma Çala hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke e quajtur mbesën nepërkë.“Mbesa ime pretendon se më ka shërbyer dhe gjatë shërbimit pretendon se unë kam përfituar. Hetime nuk ka fare, kemi kërkuar tabulate telefonash nuk kanë dalë. Ajo që në gjyq i hiqet si e dëmtuar, është një nepërkë. Eshtë njohur me një djalë dhe ka ardhur në shtëpi ka kërkuar fejesë brenda dy javësh. I ati i ka thënë të çova për shkollë, nuk të çova për burrë. I ati i tha nëse dështon fejesa, vetëm e vdekur do kthehesh në shtëpi. arsyeja që mua më akuzojnë është pse dilje në Fier dhe e merrje. Sepse nëna e saj më thoshte dil merre kur kthehej nga Tirana dhe unë isha taksi falas për fisin. Mbesa ime ishte vajza ime”- deklaroi Thoma Çala.


DENONCIMI I VAJZES

Denoncimi i vajzës për xhaxhain e saj është bërë më 6 shtator 2015. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg pa afat ndaj Thoma Çalës, i cili akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur. Prokuroria ka paraqitur si provë dëshminë e të resë, e cila ka pretenduar se është përdhunuar nga xhaxhai i saj Thoma Çala, në prill të vitit 2010, kur ajo ende nuk kishte mbushur 14 vjeçe. Mësohet se denoncuesja ka theksuar se 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe e ka kërcënuar që të mos i tregonte njeriu se pastaj do t’i dilte nam i keq. Ajo ka shpjeguar se në atë kohë, xhaxhai jetonte i vetëm, pasi bashkëshorten dhe fëmijët i kishte në emigrim, në Greqi. Për më shumë se një vit ai ka qenë i vetëm në shtëpi, ambientet e së cilës janë kthyer në vendin ku ai abuzonte seksualisht me mbesën e tij të mitur në atë kohë.

Tags: 47 VJECARImbesaperdhunimivdes
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
LUSHNJE/ “Range Rover”-i e përplas për vdekje, ndërron jetë në spital 74-vjeçari

LUSHNJE/ "Range Rover"-i e përplas për vdekje, ndërron jetë në spital 74-vjeçari








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera