Fifit dhe Donaldit diçka po kurdisin. Të paktën këtë la të kuptohej vetë këngëtarja kur në një nga koncertet e fundit, duke ju drejtuar fansave deklaroi se ka një surprizë për ta.
“Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë,”- u shpreh Fifi pa zbuluar më shumë. Miqësia e saj me Donaldin nisi brenda BBV dhe ishte aq e fortë saqë të dy gdhendën fjalën Filqoyl në trup si një nofkë që aktori ja vuri këngëtares.
Nëse është një dedikim për miqësinë e tyre në këngë, a diçka tjetër mbetet për t’u parë.