Ditën e djeshme Fifi la shtëpinë e “Big Brother Vip”, duke iu komunikuar banorëve se kishte nevojë të merrej me veten. Ndonëse me përplasje të shumta brenda shtëpisë, të gjithë e përjetuan shumë largimin e saj.
Megjithatë Fifi u largua nga shtëpia, por jo nga “Big Brother”. Me një video në ‘Instastory’, Arbana ka treguar se pas pak do të jetë në studio me Fifin, e cila do të flasë për herë të parë pas kësaj daljeje.
Fifi është shfaqur duke u bërë gati pak para spektaklit, ndërsa kuptohet se vëmendja dhe kureshtja lidhur me vendimin që ajo mori sonte është maksimale./revistawho.com








