Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi ka publikuar mbrëmjen që shkoi një foto krah nënës së saj. Kjo është hera e parë që Fifi zgjedh të postojë një imazh të saj duke e prezantuar me publikun. Siç kuptohet këngëtarja ka pritur ditën e lindjes, për të shkruar pak fjalë për të. “E dashura nanë, e gëzofsh ditëlindjen. I pritsh ishalla të gjithë nipat dhe mbesat. Të dua mamushki im”,-ka shkruar Fifi.
Siç edhe vihet re emocioni i këngëtares ndihet në çdo fjalë, por fansat kanë komentuar shumë ngjashmërinë e madhe që kanë nënë e bijë me njëra-tjetrën. Urimet po ashtu kanë qenë të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës të Fifit. / revistawho.com