Së fundmi, Fifi ka dalë në një video live në Instagram, ku është shpërthyer në lot për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Ajo tregoi se arsyeja kryesore e kësaj gjendjeje kanë qenë komentet negative që ka marrë për të birin, sidomos pasi u bë e ditur pjesëmarrja e saj në “Festivalin e Këngës 64”.
Në fillim, Fifi përmendi se është mësuar me komentet negative që prej vitit 2021, pas episodit kur i ra të fikët në shtëpinë e “BBVA 1”. Megjithatë, këtë herë situata ka qenë shumë më e vështirë për të. Ajo u shpreh se ofendimet dhe mallkimet që kanë shënjestruar djalin e saj e kanë prekur thellë:
“Nuk e di pse njerëzit kanë krijuar idenë që unë jam negative. Unë nuk jam. Këtë vit marr pjesë në Festival bashkë me Tirin, me një këngë që e dua shumë. E kuptoj që njerëzit ndoshta presin këngë patetike, por nuk është vetëm një pakicë që mendon keq. Janë shumë. Nga 100 mesazhe, vetëm 20 janë urime; 80 të tjerat janë sharje, ofendime dhe madje mallkime për djalin tim. Ditët e fundit kam bërë block minimalisht 200 persona. Mirë unë jam ‘negative’, por çfarë ju ka bërë djali im?!”
Mes lotësh, Fifi shtoi:
“Të gjitha i pranoj, por pse po ma prekni djalin? Kujt po i prish ekuilibrat në Festival që po hidhni kaq shumë helm? Djalin mos ma prekni.”








