Ndonëse i këndon Diellit, Fifi është përballur me ca rreshje shiu në koncertin e saj të fundit. Por kushtet atmosferike nuk e kanë ndalur këngëtaren për të performuar para fansave të saj në Shkup. Ajo ka postuar një foto ku shihet duke kënduar edhe pse bie shi. Ky veprim është vlerësuar nga të gjithë, por sidomos nga partneri i saj, Adisi. “E dashuroj muzikën akoma ma shumë kur këndoj për njerëzit që ma duan muzikën”, ka shkruar Fifi. Nsërsa Adisi e ka publikuar foton nga performanca në shi duke ka shkruar se është krenar për të.









