Sezoni i ri është afër. Mes ndryshimeve që do të shohim në programet televizive në ekranin e “Top Channel” do të jetë edhe ai i emisionit që transmetohet prej më shumë se 2 dekadave, “Fiks Fare”. Burime për “WHO” zbulojnë se dy moderatorët e këtij sezoni nuk do të jenë Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, por vëllezërit Veshaj. Sipas të njëjtit burim, thuhet se audicion për programin investigativ kanë bërë dhe Egla Ceno e Julian Deda, por nga ajo që përflitet korridoreve të “TCH”, Romeo dhe Donald Veshaj do të jenë dy moderatorët e këtij sezoni.