Fansi i çmendur i Luana Vjollcës, i cili e përndiqte atë gjithmonë, është identifikuar nga Policia si Besmir Lila, 31 vjeç dhe banon në Londër. Ai e ka ndaluar mbrëmë prezantuesen për t’i folur, ndërkohë që ka goditur mikun e e saj, Krenar Çoçajn me grushte, pasi ky i erdhi në ndihmë Luanës që u ndje e bezdisur nga përndjekja e vazhdueshme.
Policia e ka arrestuar menjëhërë 31-vjeçarin dhe i gjeti një armë zjarri me vete, pa numër, shkruan BW.