Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5! 15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Filadelfia, lufta kundër obezitetit

17/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Filadelfia, lufta kundër obezitetit

Filadelfia miratoi një taksë për pijet e ëmbëlsuara me apo pa gaz, pavarësisht fushatës milionere të industrisë së pijeve për ta ndalur këtë masë. Filadelfia bëhet kështu qyteti i parë i madh amerikan që do të implementojë taksën e pijeve të ëmbla, e cila, sipas mbështetësve të saj, do të përmirësojë shëndetin e 1,5 milionë banorëve të qytetit. Por kritikët e kësaj takse thonë se ajo do të dëmtojë biznesin e vogël dhe njerëzit e varfër. Masa e re hyn në fuqi janarin e ardhshëm dhe pritet që të grumbullojë 90 milionë dollarë gjatë vitit 2017. Kryebashkiaku demokrat i Filadelfias, Jim Kenney, tha se të ardhurat nga kjo taksë do të shpenzohen për kopshte dhe shkolla si dhe për qendra argëtimi për fëmijët. Ai tha se me këtë ligj të ri, Filadelfia bëri një investim historik në lagjet e saj dhe në sistemin e saj arsimor. Taksa do të jetë rreth 50 cent për litër dhe do të paguhet për të gjitha pijet e ëmbla, me gaz apo pa gaz dhe me ëmbëlsues artificialë. Prodhuesit mund të zgjedhin nëse taksën do t’ia kalojnë apo jo konsumatorit. Taksat për pijet e ëmbla kanë dështuar në më shumë se 30 shtete amerikane dhe qyteti tjetër që ka një taksë të ngjashme është Berkeley, në Kaliforni. Industria e pijeve zhvilloi një fushatë të fortë dhe shpenzoi miliona dollarë për ta ndalur këtë taksë në Filadelfia, por nuak ia doli dot. Analistët thonë se Filadelfia mund të përbëjë një precedent nëse taksa jep rezultate dhe të implementohet edhe nga qytete të tjera. Autoritetet e Filadelfias ndërkohë thonë se masa ishte e domosdoshme, pasi 68% e të rriturve dhe 41% e fëmijëve nën 18 vjeç në qytet janë mbipeshë ose obezë.






Tags: filadelfiakunder obezitetitligji i rilufte
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5!
Breaking News

“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5!

15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Next Post
Françesk i jep fund thashethemeve për ndarjen nga i dashuri, poston foto me të (FOTO)

Françesk i jep fund thashethemeve për ndarjen nga i dashuri, poston foto me të (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera