Ka vetëm pak ditë që ka përfunduar me sukses sezoni i tretë i emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’ dhe mesa duket moderatorja Arbana Osmani ka nisur pushimet. Ajo ka vendosur të lërë pas punën duke u larguar për disa ditë në ishujt e Greqisë. Arbana ka publikuar disa foto në rrjetin social ‘Instagram’, ku shihet shumë e qeshur dhe duke shijuar pushimet në maksimum. Rrezet e diellit, plazhi dhe ngjyrat e ndryshme lënë të kuptohet që moderatorja po argëtohet vërtetë shumë.
Kujtojmë që në puntatën e fundit të emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, Arbana mori një surprizë emocionuese nga stafi i saj duke i sjellë në studio gjyshërit./revistawho.com