Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Film horror për 1997-ën

05/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Film horror për 1997-ën

Një subjekt horror, i huazuar nga trazirat politike dhe konflikti civil që perfshiu Shqipërinë gjatë vitit 1997, është shndërruar në subjekt kinematografik prej regjisorit të njohur spanjoll, Marco Lledo. Filmi ka në qendër ngjarjet e misterit mbi një grup gazetarësh të huaj të vrarë gjatë vitit ‘97 në Mesopotam, pranë Sarandës. Ata u vranë befasisht ndërsa gjendeshin për të rapotuar trazirat dhe pas shumë vitesh një drejtues media vjen në Shqipëri për të gjetur të vërtetën. Rrugëtimi i tij është dhe subjekti bazë i filmit. Xhirimet në studio janë kryer në Spanjë, ndërsa ato jashtë studios po bëhen në Shqipëri, përkatësisht në Butrint dhe Mesopotam. “Unë kam pasur gjithnjë dëshirë të xhiroj diçka në Shqipëri. Im atë ka jetuar për disa vite këtu pas ’90-ës dhe i ka parë nga afër trazirat e ‘97. Mendova se subjekti ishte i gjetur dhe i përshtatur mirë me historinë. Në film debutojnë shumë aktorë shqiptarë dhe spanjollë, por edhe nga vende të tjera. Butrinti ishte mjedisi ideal për xhirimet|”, shprehet regjisori, Marco Lledo. Producentja shqiptare e filmit bën me dije se ngjarja është mjaft e fortë dhe se dinamika merr peshë sidomos në ngjarjet që zhvillohen në terren. “Të gjitha interieret janë xhiruar tashmë në Spanjë, ku edhe aktorët shqiptarë, të cilët marrin pjesë në film, kanë shkuar atje, që janë: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Larte Vasili”, shprehet Ajola Daja, producente. Filmi ka huazuar shumë histori reale dhe fakte të grumblluara rreth trazirave, ndërsa është i pari “thriller horror” që realizohet në Shqipëri./topalbaniaradio






Tags: 1997filmi horror
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
Next Post
Këto janë atletet 308$ që po çmendin vajzat e showbiz-it (FOTO)

Këto janë atletet 308$ që po çmendin vajzat e showbiz-it (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera