Mbrëmja e sotme është e veçantë. Pallati i Kongreseve mirëpret finalen e “Miss Universe Albania&Kosovo 2023”. Nën moderimin e Teni Vllacajt dhe Eriona Sejdiut, që është njëkohësisht edhe Miss Kosova 2019, finalja nuk do të kalojë pa surpriza.

24 vajzat pjesëmarrëse do të konkurrojnë për kurorën e më të bukurës para jurisë që përbëhet nga Armina Mevlani, Cindy Marina, Skerdi Faria dhe Inger Skura. Dy do të jenë vajzat që do të marrin kurorat për më të bukurat e Shqipërisë dhe Kosovës. Or jo vetëm kaq, gjatë mbrëmjes do të ndahen edhe disa çmime speciale për ikonat e miss-it ndër vite. Natyrisht nuk do të mungojnë të ftuarit special, si Mc Kresha, Lyrical Son, Marsela Çibukaj e plot emra të tjerë. Mbetet vetëm të presim se kush do ta përfaqësojë bukurinë shqiptare në botë.








