Gjatë spektaklit u dha një klip ku Olsi tregohej shumë i afërt me Ambrën ndërsa Fiorentina i studionte nga larg dhe shfaqte xhelozi. Pas klipit, Fiorentina tha se nuk ndjehet në faj që është xheloze. “Nuk ndihem në faj. Çfarë është e imja, është e imja dhe s’guxon njeri t’i afrohet”, -tha Fiorentina ndërsa Arbana i tha se Olsi i afrohet vetë, nuk i afrohen. “Rëndësi ka që flemë bashkë”,-tha Olsi. “Shkon ku shkon tek unë do vijë”, -tha Fiorentina./revistawho.com








