Pothuajse një javë më parë, Olsi, ish-banori i ‘Big Brother’ i ftuar në emisionin e Luanës “Shiko kush luan”, bëri një deklaratë që i habiti të gjithë. Ai tha se e ka tradhëtuar një herë Fiorentinën dhe se ajo kishte dijeni për këtë. Por me sa duket pyetjet e fansave për këtë gjë e kanë bezdisur Fiorentinën dhe ajo ka reaguar me një status, ku shprehet se e gjitha është një gënjeshtër. “Ka shumë njerëz që bëjnë statuse shumë të bukura në rrjete sociale. Dhe plot të tjerë që gënjejnë pa turp për të dalë nga situata. Po gjynah që nuk jetojnë aq bukur sa shkruajnë e flasin! Miq të mirë, ju siguroj se nuk kam qënë kurrë në dijeni të asnjë tradhëtie dhe aq më shumë ju siguroj që nuk e fal kurrë tradhëtinë.”- ka shkruar ajo.









