Fiorentina nuk është fare e kënaqur me Lupçen dhe Katerinën në krye të shtëpisë, këtë ajo e ka shprehur disa herë, por ky qëndrim duket se ka mërzitur edhe Olsin
“Ishalla nuk zgjidhem prapë unë lidere, mbaje mend se çfarë kam për t’u bërë”, i thotë Fiorentina, Olsit dhe Donës, teksa janë duke ngrënë bukë.
Olsit nuk i ka pëlqyer ky koment dhe i kërkon që të mos flasë më. “A ka mundësi ta mbyllësh. O paranoja… Vazhdo llap pra, e ke mirë fare”, i thotë ai, ndërsa Fiorentina duket se nuk po kalon një moment të mirë brenda shtëpisë së Big Brother.