Moderatorja e cila sot mbush 36 vjeç është mjaftë e lumtur për arritjet e saj në jetë dhe në karrierë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo tregon se e ka pritur me padurim edhe këtë datëlindje. “Çuditem me veten se si edhe 36 vjetorin e pres me gëzimin e emocionet e një 6 vjeçareje. Edhe këtë herë prita me padurim e numërova dhe sekondat e fundit derisa në ekranin e telefonit u shfaq 00:00. Mesa duket, në këtë pikë nuk do rritem kurrë! Sot jam 36! E vetmja dhuratë që i kërkoj Zotit është shëndeti! Shëndet për veten e për njerëzit e mi të dashur!”, shkruan Fiori.








