Me një foto në llogarinë e saj, Fiori Dardha ka dhënë lajmin e trishtë së ka humbur nga jeta mamanë e saj.
“Po tani mam’? Po tani?! ? E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë!
Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! ? Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’! ❤️”, ka shkruar Fiori në postimin e disa orëve më parë.
Miqtë dhe ndjekësit e gazetares kanë nxituar menjëherë t’i shprehin ngushëllimet në këtë moment delikat dhe të vështirë për të. Kujtojmë se Dardha kishte treguar prej disa kohësh se mamaja po luftonte me një sëmundje të rëndë.
Revista Who i shpreh ngushëllimet familjes Dardha./revistawho.com










