Një studio e re në një kanal të ri, një kolege e re por po ajo Fiori Dardha që shohim prej vitesh. E njëjta grintë e buzëqeshje që reflektojnë shumë pasion. Pas kësaj që shohim ne, fshihet që përkushtim i madh ndaj punës që me kalimin e viteve nuk është zbehur aspak për Fiorin. Drejtuesja e “Boom” në Ora News thotë se kështu e bën ajo çdo detyrë që merr përsipër. Kur rri mendoj dhe analizoj ndonjëherë punët e mia, arrij në konkluzionin se kam dashur me shpirt e kam bërë plot pasion çdo detyrë që kam marrë përsipër. Në asnjë moment nuk jam penduar që jam investuar aq shumë shpirtërisht për punët që kam bërë. Asnjëherë nuk jam penduar, që ndoshta i kam marrë më seriozisht se sa duhej. Sot, dashuria ime e re quhet “BOOM”! I njejti pasion, i njëjti përkushtim si përherë!”, shkruan sot ajo.