Fiori Dradha prej 9 vitesh është nënë e një djali, i cili quhet Abel. Vogëlushi është personi më i rëndësishëm në jetën e moderatores dhe sigurisht që prej tij ruan kujtimet më të bukura nga jeta. Së fundmi Fiori ka bërë një dedikim shumë të ndjerë për djalin dhe ka treguar se ndjehet e bekuar që e ka në jetën e saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, e cila është shkrepur në ditën që Abeli ka ardhur në jetë dhe që Fiori e konsideron si më të bukurën.
Në fotografi moderatorja shfaqet duke mbajtur djalin e porsalindur në krahë dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Sa herë më ndodh të mërzitem për ndonjë veprim të dikujt, për ndonjë fjalë të thënë pa takt, për ndonjë zhgënjim që vjen si ‘dhuratë’ nga ata që u ke dhënë besim, për ndonjë plan të pa realizuar, për ndonjë telash të papritur në punë, etj, etj… unë shoh këtë foto! Shoh këtë foto (të shkrepur vetëm pak orë pasi Abeli erdhi në jetë) dhe harroj çdo shqetësim, çdo problem! Shoh këtë foto dhe kuptoj sa e bekuar jam! Shoh këtë foto dhe bota më bëhet e mrekullueshme, jeta mbushet plot ngjyra e dritë! Shoh këtë foto dhe falenderoj Zotin! Kjo është fotografia më e bukur e jetës sime!”. Gjithashtu ajo ka uruar që çdo grua të bekohet me një fëmijë dhe të ketë fatin të provojë ndjesinë e të qenurit nënë. Kujtojmë se Abeli është fryt i dashurisë disavjeçare të Fiori Dardhës me regjisorin Donard Hasani. /revistawho.com