Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Boom” në Ora News, Fiori Dardha me anë të një postimi në Facebook i ka uruar bashkëshortit ditëlindjen. “Dhuratë nuk do të të bëj, se kemi shpenzuar shumë për dasmën, por që ti meriton gjithçka të bukur të kësaj bote, kjo është e sigurt! Gëzuar ditëlindjen, 45-vjecari më king që më kanë parë sytë!”, -shkruan Fiori përkrah fotos nga seti fotografik i dasmës. Fiori dhe Donard Hasani u martuan me një ceremoni përrallore muajin e kaluar./revistawho.com