Vazhdon periudha e vështirë për Salvador Sobral. Fituesi i “Eurovizion 2017” është shtruar në spital prej më shumë se një muaji, në Lisbonë. Ai vuan nga probleme të rënda në zemër. Siç raporton shtypi portugez, artistin e kanë lidhur me një “zemër artificiale”, një lloj makinerie që kryen funksionin e zemrës, ndërsa pritet të bëhet transplanti. Bëhet fjalë për një zgjidhje të përkohshme që të mos përkeqësohet edhe më tej gjendja, derisa të gjendet një zemër.
Sobral u shtrua në spital më 20 shtator, në terapi intensive, për shkak të një patologjie kardiake nga e cila vuan prej kohësh./ revistawho.com







