Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Fizioterapia pas ndërhyrjeve kirurgjikale, thelbësore për të “ngritur” në këmbë pacientët e dëmtuar!

06/06/2018
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Fizioterapia pas ndërhyrjeve kirurgjikale, thelbësore për të “ngritur” në këmbë pacientët e dëmtuar!

Fizioterapia pas një ndërhyrje kirurgjikale është thelbësore për rekuperimin e plotë të pacienit.





Dy fizioterapistët e Spitalit Amerikan, Juliana Balla dhe Kujtesa Dautaj shpjegojnë rëndësinë e këtij shërbimi dhe çfarë ofrohet ndryshe në qendrën e fizioterapisë së Spitalit Amerikan.

“Nëse fizioterapia nuk kryhet pas një operacioni, rekuperimi zgjat më shumë në kohë, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës”, sqaron fizioterapistja Kujtesa Dautaj.


Veçanërisht për operacionet kur pacienti vendos një protezë, teknikat e rehabilitimit me fizioterapi janë të domosdoshme. Por sipas mjekut italian ortoped, Guido Bassi duke kryer vizitat mjekësore dhe ndërhyrjet kirurgjikale për pacientë me probleme të cilët, kanë nevojë për shërbim të specializuar mjekësor.

Përveç traumave, në këtë shërbim paraqiten pacientë që kanë patologji të ndryshme në artikulacionet e trupit veçanërisht gjunjët.

“Kemi pacientë të cilët paraqiten në spital me dhimbje shumë të forta dhe pas grafisë na rezulton se kemi të bëjmë me një konsumim të kockave të gjurit. Në këto raste ne propozojmë një protezë të pjesshme ose të plotë të gjurit”, thotë mjeku ortoped Guido Bassi.

Pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale, mjeku ortopedi, thekson se fizioterapia është e domosdoshme, në mënyrë që pacientët t’i kthehen jetës normale.

Në Spitalin Amerikan, shërbimi i fizioterapisë është ofruar që prej themelimit të tij, por tashmë në Spitalin Amerikan 3, Qendra e Fizioterapisë me specialistë shqiptarë e të huaj, ofron një gamë shumë më të gjerë teknikash rehabilituese, duke qëndruar krah qendrave më të specializuara në Europë,për këtë shërbim. Në këtë qendër aparaturat më të sofistikuara, ndihmojnë ekipin e fiziterapistëve, duke ofruar një shërbim bashkëkohor për pacientët.

Menaxhimi i problemeve muskulo-skelektike dhe rehabilitimi post-kirurgjikal realizohen me sukses në këtë shërbim.

“Parandalimi është shumë i rëndësishëm dhe në shërbimin tonë ne ofrojmë teknikat për menaxhimin e jetës së përditshme të personave që kanë probleme, duke ndihmuar në rehabilitimin e artikulacioneve dhe të masës muskulare”, sqaron fizioterapistja, Kujtesa Dautaj.

Sipas saj në rastet kur pacienti ka dhimbje, të cilat janë shenjë shoqëruese e artrozave, është e nevojshme që artikulacionet jo vetëm të ndihmohen por edhe të pregatiten nëse me vonë lind nevoja e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Vendosja e protezave në zonën e gjurit, shpatullave kur është e domosdoshme, shoqërohet me fizioterapi përpara dhe pas operacionit. Ky trajtim eviton atë që ne e quajmë dështim të protezës. Roli i fizioterapistit në fakt nuk është vetëm tek rehabilitimi, por edhe tek edukimi , në fazën me sensitive, 2-3 javë pas ndërhyrjes kirurgjikale”, shprehet fiziotarapistja Juliana Balla.

Në qendrën e fizioterapisë të spitalit Amerikan 3, ofrohet shërbim duke filluar që nga patologjitë me karakter neorulogjik, pediatrik (veçanërisht për rastet e skoliozës apo kifozës). Gjithashtu përfshihen edhe rehabilitimet e patologjive kardiovaskulare, reumatologjike, si dhe rehabilitimet sportive.

Shërbimi i duhur i fizioterapisë, vërtet kërkon kohë, por sot bën mrekulli duke ngritur në këmbë edhe persona të cilit kishin humbur shpresat me qendrën më të mirë në Spitalin Amerikan 3.

Tags: Spitali Amerikan
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post

Bloggerja shqiptare bëhet nënë për herë të tretë, zgjedh “tokën e premtuar” për ta sjellë foshnjen në jetë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera