Pak çaste përpara se të largohej përfundimisht nga gara, Egli Tako u shpall fituese e çmimit “Miss Fitnessi” nga juria e Big Brother VIP Albania 4. Megjithatë, ajo nuk arriti ta shijonte këtë moment, pasi refuzoi të ngjitej në skenë për të marrë trofeun, duke u shprehur se nuk ndihej mirë.
“Mezi u çova, nuk kam fuqi. Faleminderit shumë juria“, u shpreh Egli, duke lënë të kuptohet se gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë.
Vetëm pak minuta më vonë, një zarf i kuq njoftoi zyrtarisht largimin e saj nga shtëpia.