Vesa Luma prej disa javësh është rikthyer nga Zelanda e Re. Mes Shqipërisë e Kosovës ajo është shumë aktive në rrjetet sociale duke zbuluar aktivitetet që zhvillon me familjen e miqtë. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një prezantim të punës së motrës së saj.
“Sa here merzitem e i them Nanes, pse keni sakrifiku aq shume ti e Babi, e jeni mundu me na eduku e shkollu edhe ne kushtet me te veshtira ,kur jetojme ne nje vend qe nuk vleresohet puna e dija…atehere del prap Dea Luma, qe ma deshmon qe bota sa eshte e madhe,aq eshte edhe e vogel, dhe ka vend per te gjithe ata qe duan ta bejne me te mire, edhe nese je nga Kosova e vogel qe mezi shihet ne harte”, ka shkruar ajo krahas fotos.









