Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Jennifer Lopez paditet pse postoi fotot e saj! 21/05/2025
Elita 5 fiton “Netët e Klipit Shqiptar”! Kush janë artistët e tjerë që morën çmime 21/05/2025
Blogerja që vizitoi çdo shtet të botës tregon vendin ku nuk do rikthehej kurrë! 21/05/2025
“S’kemi ku hamë”/Julia Ilirjani kujton periudhën e vështirë: I thashë Renees… 21/05/2025
E quajti një k*rvë të vdekur, vajza e Elon Musk rrëfen anët e errëta të miliarderit amerikan 21/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Fjolla Morina: Nuk jam si Kim-i dhe nuk e dua një burrë si Kanye West

10/09/2015
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A

Rrëfimi i këngëtares seksi për bukurinë dhe fenomenin “Kim”, si dhe një set i nxehtë fotografik: Kardashian e ka arritur famën me skandale, në Shqipëri do të kishte efektin e kundërt





[metaslider id=1247]

Fotot: Endrit Mërtiri


Pamja dhe sensualiteti e kanë ndihmuar atë të kthehet në një personazh të dashur për faqet e revistave. Dhe këtë Fjolla Morina e pohon pa drojë. Sikundër thotë se i është dashur të punojë shumë për të arritur këtu ku është sot. Vajza seksi e skenës, nënë e një vajze 9-vjeçare, vjen në këtë intervistë të parë në “WHO” me këndvështrimin e saj për të bukurën dhe fenomenin ‘Kim Kardashian’, me të cilën po e krahasojnë gjithmonë e më shumë kohët e fundit. Çfarë mendon Fjolla për të dhe a ka ajo një ‘Kanye West’ në krah për ta mbështetur në jetë dhe karrierë? Përgjigjen e marrim në rreshtat që vijojnë.

Si është jeta e një vajze seksi dhe të bukur?
Unë mendoj se të gjitha vajzat janë të bukura, në një mënyrë apo një tjetër. Me rëndësi është që ta përdorim bukurinë me pozitivitet. Bukuria e brendshme është bukuria që duhet të kenë të gjitha vajzat, sepse bukuria e jashtme ka pluse dhe minuse dhe nuk është e përjetshme. Ajo që ke brenda mbetet gjithmonë.
Të ndihmon apo të pengon kjo gjë?
Në showbiz, bukuria është shumë e rëndësishme, sepse këngëtaret mundohen të bëhen idhull për të gjithë. Dhe si idhull, duhet të kujdesemi për pamjen dhe sjelljen tonë. Fakti që disa njerëz më konsiderojnë vajzë të bukur më ndihmon në punën time si këngëtare.
Shpesh ju kanë quajtur ‘Kim Kardashian shqiptare’; ju vetë, mendoni se keni ngjashmëri me të?
Mua më kanë krahasuar me shumë yje të botës dhe shumë vajza shqiptare i kanë krahasuar me Kim Kardashian. Unë nuk mendoj se kam shumë ngjashmëri me të, por s’më pengon krahasimi, sepse është një vajzë tepër e bukur.
Ku ndahet dhe ku bashkohet Fjolla Morina me Kim Kardashian?
Unë jam një këngëtare dhe e kam arritur famën me shumë punë dhe projekte muzikore, ndërsa Kim Kardashian është një personalitet i televizionit, e cila e ka arritur famën në mënyrë shumë kontroverse dhe, të them të drejtën, nuk e di se cili është profesioni i saj kryesor.
Në fakt Kim Kardashian është edhe një figurë skandalesh; ju personalisht, mendoni që skandalet mund të të mbajnë për një kohë të gjatë në treg?
Amerikanët i favorizojnë skandalet shumë më shumë se ne këtu. Kim-i e ka arritur famën nëpërmjet një skandali i cili, po të kishte ndodhur në trojet shqiptare, do të kishte efektin e kundërt. Në Amerikë, skandalet mund të të mbajnë për një kohë të gjatë në treg, por në trojet shqiptare, duhet të punosh shumë, të sjellësh projekte të suksesshme në muzikë, që të mbijetosh për një kohë të gjatë në treg.
Kim Kardashian ka një Kanye West, që e mbështet në jetë dhe karrierë. A ka Fjolla një njeri të tillë përkrah?
Unë preferoj që jeta private të mbetet private dhe karriera publike. Nuk e kam një Kanye West, dhe preferoj të mos e kem një njeri i cili ka të njëjtin profesion si unë. Besoj që femrat duhet të jenë të pavarura dhe të kenë një karrierë profesionale, pavarësisht a janë në një lidhje dashurie apo jo.
A do të kemi ndonjë projekt tjetër muzikor nga Fjolla së shpejti?
Po, patjetër. Kam disa projekte të cilat besoj se do t’i publikoj së shpejti, por për momentin po i mbaj sekret.




Tags: fjolla morinakim kardashian
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Adelina Ismaili: “Albania’s Got Talent” ta ushqen shpirtin me arte të bukura!
Intervista

Adelina Ismaili: “Albania’s Got Talent” ta ushqen shpirtin me arte të bukura!

11/11/2024
Next Post

Kënga e parë solo e Endrik Bebës, dedikim për të dashurën

Discussion about this post







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera