Kohët e fundit Fjolla Morina ka qenë ndër këngëtaret më të komentuara për sa i përket jetës private. Kanë mjaftuar disa fotografi të postuara në rrjete sociale për të ngritur dyshime për një lidhje të re në jetën e saj.
Megjithatë Fjolla nuk ka preferuar të flasë, por në një interviste për “Prive” ajo ka treguar se jo të gjitha ato që thuhen janë të vërteta. “Ne nuk na dihet a jemi ‘single’ apo me ndonjë njeri kështu që më mirë mos të flasim. Unë jetoj jetën time, e jetoj ashtu si kam unë dëshirë ta jetoj. Ato çfarë shkruhen shumica nuk janë të vërteta. Shkruajnë gjithçka, nuk është problem se përderisa unë jam e ndershme me veten time kjo gjë është me rëndësi”, – ka thënë Fjolla.
Gjithashtu ajo ka treguar se do të vijë me disa projekte të reja në muzikë, por njëri prej tyre do të jetë edhe më i rëndësishmi për të. “Njëri është këngë me Ingrit Gjonin. Do të jetë këngë për ‘club’-et e natës dhe jemi dy femra të pavarura të fuqishme, prandaj pse të mos bashkëpunojmë”, – ka treguar Fjolla Morina. /revistawho.com