Mbrëmjen e kaluar Fjoralba Ponari u shfaq për herë të parë nën drejtimin e programit të humorit të ‘Portokalli’, moment në të cilin nuk mungoi dhe urimi i sinqertë i moderatores historike të tij, që i ishte besuar drejtimi i programit për vite me radhë krah Salsanos, Xhemit.
“Urime. E meriton”, ka shkruar Xhemi duke e suportuar edhe virtualisht Fjoralbën. Pas këtij mesazhi, Fjoralbës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përveshë mëngët e të japë më të mirën çdo të dielë, ndonëse edhe shfaqja e saj e parë në të u prit mirë dhe këtë e treguan komentet e publikut./revistawho.com









