Të gjesh veten mes stilit tënd dhe asaj që kërkon televizioni ka qenë e vështirë për Fjoralba Ponarin, e cila për një kohë të konsiderueshme e ka ndjerë këtë çoroditje.
Të paktën këtë fakt ka pohuar vetë ajo, teksa një ndjekës i ka shkruar se ka qenë shumë stil në kohët e “The Voice Of Albania”, por më pas jo më.
“Është e vërtetë! Kur nisa punën si moderatore, më është thënë vazhdimisht që duhej t’i përshtatesha në veshje një formati të caktuar, që unë s’e gjeja veten fare, ndryshe nga ai që unë preferoja! Dhe kam bërë zgjedhje skandaloze në look në të kaluarën. Por nejse, të shkuara të harruara. E mira është që me kalimin e viteve, rigjeta veten në stil dhe në tv kam gjetur të mesmen e artë mes asaj që pëlqej dhe asaj që funksionon në tv”, ka shkruar Fjoralba.
Ndonëse Fjoralba nuk e ka saktësuar se në cilin moment i ka ndodhur çoroditja, formatet që ajo ka drejtuar pas “The Voice of Albania” kanë qenë “Ora e Tiranës”, “E diell”, “Procesi Sportiv”, “Më thuaj një dëshirë”.
Së fundmi në drejtimin e “Portokalli”, Ponari duket shumë mirë, duke treguar kështu se i ka vënë vëthë në vesh mësimet e së shkuarës./revistawho.com









