Siç iu premtua në natën finale ku ajo bashkë me Olsin u renditën të dytët, kontrata e punës 1-vjeçare nisi. Duket se këtë të hënë, Fjorentina e “Big Brother 9”, nisi punën e saj të re, në “Top Channel”. Ajo do të punojë si grimiere e këtij televizioni, dhuratë që iu bë pas pjesëmarrjes në lojën televizive. Ditën e djeshme Fjorentina publikoi një video, ku dikush e xhironte teksa ajo grimonte veten. Nga pamjet shihet qartazi se ajo ndodhet pikërisht në vendin e ri të punës. Suksese!/ revistawho.com








