Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Fjorentina e “Big Brother” nis punë në televizion, por fsheh diçka në lidhje me Olsin

03/10/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Fjorentina e “Big Brother” nis punë në televizion, por fsheh diçka në lidhje me Olsin

Na paskan gënjyer të gjithëve, pasi nuk janë ndarë” ishte konkluzioni i mediave rozë, pasi Olsi Klosi surprizoi për ditëlindje Fjorentina Halilin. Vetëm një muaj pasi deklaruan ndarjen, çifti më i komentuar i “Big Brother 9” u shfaqën sërish në krahët e njëri-tjetrit në prani të Anna Likës dhe menaxherit, Xhani Demnika. Foton nga nata e ditëlindjes me tortën surprizë nga Olsi e postoi vetë Fjorentina në Instagram, duke shoqëruar me dedikimin “Faleminderit zemra ime, që ma bëre këtë ditë kaq të bukur me surprizën tënde Olsi Klosi!”. Kjo foto dhe fjalët dedikuar ish-të dashurit vetëm një muaj pas ndarjes ngjallën dyshimet se Fjorentina diçka po fsheh në këtë histori.





Grimierja nga Tirana, që u njoh me Olsin në audicionet e “Big Brother”, ka njoftuar ndjekësit se sapo ka nisur punë në televizionin “Top Channel” si grimierja e re e imazheve të këtij televizioni. Ajo ka postuar disa foto nga dhoma e grimit me diçiturën: Kush na ka inat dhe xhelozi, plaçin në vend!”. Nuk munguan komentet e ndjekësve rreth nëntekstit të këtij statusi, ndërkohë që njërit prej tyre, Fjorentina iu përgjigj: “Unë i shtrydh njerëzit deri në pikën e fundit”.

Nuk dihet nëse kjo metodë e saj vlen edhe për Olsin, duke u nisur nga fakti se edhe pas ndarjes ata sërish takohen bashkë, apo nëse lidhja e tyre po vazhdon jashtë syrit të publikut. Këtë të vërtetë e përforcoi fakti se në festën e ditëlindjes, në prani të miqve e saj më të ngushtë në një nga club-et e Tiranës, ajo dhe Olsi u rikthyen si dikur.olsi-2-592x300

Kështu, lidhja mes tyre mori një tjetër rrjedhë pasi në mesnatë, ndërkohë që Fjorentina po festonte me miqtë e afërm, kur akrepat e orës shënuan 00:00, u shfaq Olsi me tortën e ditëlindjes në duar. Në fytyrat e dy ishbanorëve kishte shumë gë- zim, e pasi Olsi i uroi ditëlindjen dhe Fjorentina fryu qirinjtë, ata shkëmbyen një puthje në buzë. Nuk dihet nëse ky rikthim ishte vetëm për një natë, apo ata po vazhdojnë të lumtur si më parë.


Pak javë nga ndarja, Fjorentina tregoi në intervistën e saj për gazetën “Panorama” se “Olsi ishte një person shumë i rëndë- sishëm, si brenda, edhe jashtë shtëpisë për të”. Sa i takon arsyes së ndarjes, Fjori pat thënë ndër të tjera se: “Të them të drejtën, ndarja erdhi për arsye të kota. Ndoshta pak xhelozi e imja dhe impulsivitet i Olsit. Por dua të sqaroj se brenda shtëpisë ishte shumë ndryshe marrëdhënia jonë.

Ndoshta e qëndruara 24 orë bashkë e bën të fortë lidhjen, dhe të duket sikur ke një jetë me të. Jashtë është ndryshe shumë. Është më mirë kështu, secili në punën e tij. Pas ndarjes kemi pirë kafe, jemi zënë pak se jemi të dy kokëfortë. Por që në një marrëdhënie miqësore me të sigurisht që do i tregoja një sekret, dhe do i mirëprisja nga Olsi gjithashtu. Për momentin nuk jemi në fazën e të treguarit të sekreteve”./ panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Next Post
“Gratë ia varin vetes”, flet imami Elvis Naçi: Nuk e kam tradhtuar ndonjëherë gruan, por…

"Gratë ia varin vetes", flet imami Elvis Naçi: Nuk e kam tradhtuar ndonjëherë gruan, por…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera