Këngëtarja atraktive e skenës shqiptare Flaka Krelani, ka folur për herë të parë pa ‘doreza’ në një intervistë televizive. Gjakovarja ka rrëfyer për jetën e saj private në programin më të ri ”Elite Zone”, të modetatores Elita Rudi. E pyetur nga Elita nëse ishte bërë pishman për lidhjen e saj të fundit, Flaka ka thënë se po të ishte e mirë ajo lidhje do kishte vazhduar. Siç e dëgjoni, kjo romancë nuk ka qenë aspak e mirë për bukuroshen Krelani.