Duket se mes ish-bashkëshortëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt, është vendosur disi flamuri i bardhë. Pas një divorci të vështirë dhe të ashpër, së fundmi duket se dyshja ka qetësuar gjakrat dhe kanë vendosur të veprojnë me llogjikë. Jolie ka blerë së fundmi shtëpinë e regjisorit të njohur, Cecil B De Mille për 25 milionë dollarë. Shtëpia e re e aktores është vetëm gati, 3 kilometra nga ajo e ish-bashkëshortit të saj në lagjen Los Feliz, në Los Angeles.
Aktorja e bleu këtë shtëpi për të qenë sa më pranë ish-bashkëshortit, duke i dhënë mundësi fëmijëve të kalojnë më shumë kohë me të.
“Angelina dëshiron që fëmijët e saj të kenë kontakte të vazhdueshme me Brad-in dhe që të jenë edhe sa më afër atij sepse ai është babai i tyre”./Opinion.al