Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Flasin ekspertët: Këto 12 simbole ëndrrash nuk duhet t’i injoroni absolutisht kurrë!

18/09/2017
in Jetë, Pa kategori
Reading Time: 5 mins read
A A
Flasin ekspertët: Këto 12 simbole ëndrrash nuk duhet t’i injoroni absolutisht kurrë!

Një gjumë i mirë natën është tejet i rëndësishëm që trupi të rikarikohet për ditën tjetër. Edhe pse trupave tanë u duhet që të pushojnë 6-9 orë, kjo nuk do të thotë se të njëjtën gjë bën truri ynë. Ai nuk pushon së punuari edhe kur flejmë. Kur një njeri fle, truri kalon në gjendjen e të pandërgjegjshmes, gjë e cila mund të na shpjerë në disa aventura të cmendura gjatë ëndrrave.





Psikoterapisti Jeffrey Sumber thotë se “kuptimi i ëndrrave shpeshherë lidhet me gjërat që ne kemi nevojë të mësojmë dhe kuptojmë për vetveten dhe botën përreth nesh”, sipas “bota sot”. Ekspertët thonë se këto 12 simbole ëndrrash nuk duhet t’i injoroni absolutisht kurrë:

1.Kutitë


Fshehje, sekrete, dhe zhgënjim

Nëse shihni kuti në ëndrra, në cdo moment, kjo është e pandërgjegjshmja që ju flet për fshehje. A jeni i shqetësuar se dicka po ju fshihet, apo je ti që po u mban një sekret të tjerëve? Nëse vini re një kuti të hapur në ëndrra, kjo mund të thotë se është koha të zbuloni sekretin. Nëse ndodh të shihni brenda kutisë dhe ajo është bosh, mund të jetë shenjë se aktualisht ndiheni i zhgënjyer nga dicka që po ju ndodh në jetë.

2. Rënie

Mungesë kontrolli, rrezik dhe ankth

Një ëndërr shumë e zakonshme është ajo ku personi ndihet sikur po bie. Kjo mund të jetë mënyra e të pandërgjegjshmes për të të thënë se gjërat po të dalin shumë nga kontrolli në jetën tënde. Mund të kesh frikë nga dështimi, apo se disa prej zgjedhjeve më me risk që ke bërë në jetë mund të kthehen e të të dëmtojnë në fund. Nëse rënia është simbol që të përsëritet në ëndrra, ndoshta është tregues i mirë se ke nevojë që të fokusohesh në veprimtari që luftojnë ankthin në jetën e përditshme.

3. Macet

Feminiliteti, spiritualizmi dhe pushteti

Macet janë një simbol i fuqishëm në ëndrrat e kujtdo. E pandërgjegjshmja ndoshta po të thotë se është koha të vihesh në kontakt me anën tënde femërore. Macja ka një sasi domethënëse fuqie dhe pushteti e që lidhet me feminilitetin. Mund të jetë edhe shenjë e një zgjimi spiritual.

4. Dhëmbët

Plakje, dukje, dhe shëndet

Për shumë njerëz që kanë parë ëndrra me dhëmbë, ato mund të kenë qenë një si makth, me dhëmbët që u thyen apo bien. Dhëmbët simbolizojnë frikën nga plakja, e madje edhe nga vdekja. Një mënyrë e mirë në përpjekjen për të lufutuar këtë frikë është të jetosh cdo ditë plotësisht, dhe duke bërë një jetë pozitive. Mund të jetë edhe e pandërgjegjshmja që të thotë se je shumë i shqetësuar me dukjen dhe jo aq shumë me shëndetin. Në fund të fundit rëndësi ka si ndihesh dhe jo si dukesh.

5. Milingona

Mbështetje, punë e madhe, dhe irritim

Një insekt zakonisht të tregon se një gjë po të irriton në jetën tënde. Mund të jetë një shenjë që mendja të thotë të ndreqësh këta probleme përpara se të zmadhohen më tej. Milingonat janë insekte që punojnë bashkë në gjithcka që bëjnë. Ndoshta kjo ëndërr po të thotë se duhet të punosh bashkë me dikë, për të bërë gjërat si duhet. Një tjetër kuptim mund të jetë që duhet të vlerësosh marrëdhënien që ke aktualisht me miqtë dhe familjen tënde.

6. Flokët

Seksualiteti, statusi dhe liria

Nëse ëndërron për flokë, me shumë gjasa të duhet të punosh në disa aspekte të marrëdhënieve të tua fizike. E pandërgjegjshmja ndoshta po të thotë se është koha të përqafosh anën më seksuale të personalitetit tënd.

Flokët simbolizojnë gjithashtu një dëshirë për t’u lidhur me njerëz të tjerë, sa kohë që e njeh statusin tënd. Ti preferon të dish ekzaktësisht ku qëndron në marrëdhënie me të tjerët, në punë dhe në lidhje.

Dhe nëse sheh në ëndërr flokë të gjatë, po aspiron për një ndjesi lirie. Eshtë koha të heqësh qafe kufizimet artificiale që ndonjëherë ia vë vetvetes.

7. Uji

Ambicie, risk, rrjedhshmëri

Uji në ëndërr mund të nënkuptojë që dëshironi të ndërmerrni më shumë risqe. Mund të keni objektiva të mëdha në jetën tuaj dhe ëndrrat po të thonë që t’i ndiqni.

Risqet ndonjëherë mund të jenë frikësues, por ëndrra ndoshta po të thotë edhe që je duke ndërmarrë një risk të madh në jetën tënde. Sado e tmerrshme që mund të tingëllojë, duhet të kërkosh atë që do sepse nuk do e dish asnjëherë se cfarë do të marrës, nëse nuk e provon. Nëse ëndërron ujin, ndoshta thjeshtë nënkupton që të pëlqen një jetë e thjeshtë. Je duke pritur me durim për ditën kur mund të bësh një jetë të qetë e të rehatshme.

8. Fluturim

Guxim, lirim, pozitivitet

Ndërkohë që shumë prej nesh mund të dëshirojnë të fluturojnë, edhe më shumë njerëz kanë ëndërruar se mund të fluturojnë. Fluturimi tregon se je gati të marrësh vendime të guximshme në jetë.

Ka shumë trysni që vjen prej veprimtarive të përditshme, në marrëdhënie apo në punë, dhe ti kërkon një farë lehtësimi. Ti ëndërron jo thjeshtë që të mundje t’i ikje problemeve, por edhe dëshiron që të fluturosh mbi to.

Ruajtja e një qasjeje pozitive dhe bërja e zgjedhjeve të fuqishme do të të ndihmojnë ta arrish këtë lehtësim aq të nevojshëm.

9. Rrugë

Fat, udhëtim dhe thjeshtësi

Jeta mund të bëhet vërtetë e ndërlikuar me shumë rrugë metaforike që ne mund të ndjekim. Nëse sheh në ëndërr një rrugë, kjo është e pandërgjegjshmja që të thotë se është koha ta thjeshtësosh jetën tënde.

Hiq qafe drama që po marrin dalëngadalë kontrollin e jetës tënde. Fokusohu në gjërat e rëndësishme të jetës në këtë moment.

Nëse je person që beson tek fati dhe kjo rrugë po të shpie në një vend të mrekullueshëm, mos u frikëso që të vazhdosh këtë udhëtim, dhe në fund gjithcka do të funksionojë.

10. Baltë

Palëvizshmëri, rritje dhe shqetësim

Ashtu si një mjet mund të ngecë në baltë, edhe një njeri mund të ngecë simbolikisht në baltë. Nëse po ëndërron baltë, mendja po të zbulon se ndihesh i ngecur në zgjedhjet aktuale për jetën dhe se mund të ketë ardhur koha të clirohesh.

Balta simbolizon edhe rritjen dhe rilindjen. Ashtu si një lule që rritet në tokë, balta është kujtesë se mund të rifillosh në cdo aspekt të jetës tënde ku je i palumtur.

Mundet të jesh edhe i shqetësuar për gjërat. Kjo ndjesi e brendshme shqetësimi ka lidhje direkte me eksperiencën e të ndjerit i ngecur, dhe me shumë gjasë kërkon një ndryshim ritmi.

11. Ngjyra e gjelbër

Dashuri, shërim, pasion

A kanë ëndrrat e tua shumë gjelbërim apo shumë gjëra që sheh në ëndërr janë të gjelbëra? Ndoshta je në një vend shumë të mirë emocional në jetën tënde. je i kënaqur me ata që të rrethojnë dhe ata ndihen njësoj për ty.

12. Lakuriq në publik

Gjykim, dobësi dhe pranim

Mund të tingëllojë e cuditshme, por shumica e njerëzve në fakt kanë ëndërruar se kanë qenë lakuriq në publik, një herë apo një herë tjetër. Kjo sepse kjo ëndërr simbolizon një frikë universale: frika se mos po të gjykojnë.

Ndërkohë që mund të të duhet shumë për t’u shfaqur, lejimi i të tjerëve të shohin dobësinë vetëm do të zvogëlojë ato ndjenja negative gjykuese.

Qëllimi në fund të ditës është gjithmonë vetëpranimi. E pandërgjegjshmja jote dëshironq ë të jesh krenar për atë që je.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Testi i shtatzënisë del negativ… Por a mund të gabojë?!

Testi i shtatzënisë del negativ... Por a mund të gabojë?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera