Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FLASIN EKSPERTET/ “Sfida e balenës blu”, kujdes fëmijët! Ja kush janë më të rrezikuarit nga vetëvrasjet

14/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
FLASIN EKSPERTET/ “Sfida e balenës blu”, kujdes fëmijët! Ja kush janë më të rrezikuarit nga vetëvrasjet

“Sfida e balenës blu”, që po merr jetë fëmijësh në botë, është kthyer në tmerr edhe për prindërit shqiptarë. Po cili është kuptimi i kësaj loje dhe pse në finale kërkohet vetëvrasja e fëmijëve?





1497375391130617_PSIKOLOGIA_19_4 (1)
“Loja në vetvete është një sfidë që duhet të realizohet për 50 ditë. Dita e fundit është ajo e finales, ku individi bëhet hero i lojës së tij duke vrarë veten. Lojën e ka krijuar një djalë 21-vjeçar për të thithur sa më shumë njerëz të dobët emocionalisht, për t’i bërë ata viktima të lojës së tij. Personi që ka krijuar lojën thotë se këta njerëz nuk i duhen shoqërisë”, tha Arjana Muça, psikologe.

Për psikologen, 21-vjeçari që ka krijuar lojën ka kaluar një fëmijëri më probleme të mëdha psikologjike, e për këtë arsye një nga kushtet e lojës është që fëmijët të jenë të grupmoshës 9-17 vjeç. Por pse ka zgjedhur këtë grupmoshë?

“Është mosha tipike, sepse flasim për fillimin e adoleshencës. Kur flasim për adoleshencën duhet të kemi parasysh që zhvillimi në vetvete është i lidhur me problematikën emocionale. Kemi rebelimin e një adoleshenti”, tha Arjana Muça.


Po prindërit, si ta kuptojnë nëse fëmija e tyre po luan apo jo me “Sfidën e balenës blu”?

“Prindërit duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Pse ky fëmijë po mbyllet në vetvete? Pse nuk do ushqim? Pse zgjohet shumë herët? Kjo sepse një nga detyrimet e lojës është të zgjohesh herët. Gjëja e parë që duhet të bëjnë është të bisedojnë me fëmijën, duhet patjetër të kërkojnë ndihmë te një psikolog”, tha Arjana Muça.

Për Muçën, nga kjo lojë e rrezikshme nuk të shpëtojnë vetëm prindërit.

“Institucionet tona duhet të bëjnë të mundur që në qendrat e internetit të krijojnë zona të grupuara për fëmijë të moshave të caktuara, që të përdorin kompjutera me kod sigurie”, tha Arjana Muça.

“Sfida e balenës blu”, flet eksperti: 12-vjeçarja nga Gjirokastra i shpëtoi vetëvrasjes, por…

Rasti i s, e cila i shpëtoi aktit final të vetëvrasjes pas përfshirjes në lojën “Sfida e balenës blu”, është i pari i regjistruar në Shqipëri.

1497375029vlcsnap-2017-06-13-18h34m36s837

Ky fakt konfirmohet nga specialistët e krimit kibernetik, të cilët të hënën i thanë Top Channel se krijuesi i lojës është vënë në pranga.

“Një person është arrestuar nga policia në Rusi. Ai ka pasur një armatë të tërë me vete, ka qenë administrator, por me probleme mendore. Ai, së bashku me bashkëpunëtorë të tij dhe me programues ka goditur një grupmoshë nga 9 deri në 17 vjeç. Klientë të cilët fillimisht i blente nga ana mendore, duke i pyetur mbi marrëdhëniet që kishin me prindërit, vëllain apo motrën dhe njerëzit e tjerë, me shkollën e mësuesit. Më pas mësonin se çfarë ishin në gjendje të bënin këta klientë dhe ndiqnin një sërë hapash që çonin në vetëflijimin e tyre”, tha Artan Dashi, specialist për krimin kibernetik.

Por, mesa duket, rreziku nga loja vdekjeprurëse është ende i pranishëm.

“Absolutisht. Edhe kjo intervistë është në kuadrin e masave për parandalimin dhe njoftimin të të gjithë fëmijëve nga mosha 9-17 vjeç që të mos bien prè. Paralajmërimi u shkon edhe familjarëve, e sidomos prindërve të tyre, që të mos i lejojnë fëmijët të bien prè e kësaj loje”, tha më tej Artan Dashi.

12-vjeçarja në Gjirokastër u shpëtua falë vëmendjes së shokëve të klasës. Ata kishin vënë re ndryshimet e saj në gjendje emocionale dhe sjellje, e deri edhe shenjat e vetëplagosjes./ Top Channel

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
FOTOT/ Gjithnjë me të në dorë, kjo është çanta e preferuar e Melania Trump!

FOTOT/ Gjithnjë me të në dorë, kjo është çanta e preferuar e Melania Trump!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera