Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Flasin familjarët: Jemi në ankth për Damianon, nuk dimë ku është e ç’ka ndodhur

30/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Flasin familjarët: Jemi në ankth për Damianon, nuk dimë ku është e ç’ka ndodhur

Ditën e djeshme dy prej konkurrentëve më të spikatur deri më tani, të këtij edicioni të “Big Brother”, janë larguar nga loja. Arsyet nuk dihen ende. Sipas lajmit të parë që qarkulloi në media, çifti Damiano- Donjeta janë larguar vullnetarisht nga shtëpia e famshme, pasi Donjeta nuk e përballonte dot më qëndrimin mbyllur. Për pasojë bashkë me të ka dalë edhe Damiano, pasi ata kishin hyrë në lojën televizive si çift. Sipas lajmit të publikuar në portale, Damiano është shprehur se pavarësisht dëshirës së tij, duhet të respektojë vendimin e Donjetës. Më pas një lajm i dytë u duk sikur hodhi poshtë informacionin e parë. Sipas një burimi të faqes “Jeta osh qef”, ka qenë produksioni që i ka eliminuar dy të rinjtë, pasi ata nuk kanë pranuar të putheshin pas një loje të kryer ditën e djeshme. Për të gjithë këtë situatë, duket se familjarët e çiftit nuk kanë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur në të vërtetë e se ku ndodhen momentalisht Damiano dhe Donjeta. Në një komunikim me “revistawho.com” zonja Shpresa, tezja e Damianos na tregoi se ata janë shumë të shqetësuar për këtë që ndodhi.





“E pashë atë që ndodhi dje dhe nuk më erdhi fare mirë. Unë e kam ndjekur djalin dhe them me bindje se po respektonte lojën. Jo se është djali jonë, por Damiano po bënte lojë shumë të mirë aty. Se ku ndodhen tani nuk dimë asgjë. Nuk kam komunikuar dot me Damianon e as me ndonjë person nga stafi pasi nuk kam një numër fiks për t’u lidhur me ta. Jam në ankth se nuk di as se ku ndodhet djali tani. Nuk di as çfarë duhet të bëj për të shtunën, të vij apo jo në Tiranë që ta pres në studio, pasi nuk kam asnjë informacion nëse do t’i sjellin aty”.

Ne e pyetëm zonjën Shpresa edhe lidhur me Donjetën, nëse ata si familjarë kishin dijeni për historinë e dashurisë së Damianos me të.


“Po ishim në dijeni. Unë Donjetën nuk e kam takuar asnjëherë personalisht por e dija që ishin të lidhur. Nuk jemi takuar sepse djali jeton në Suedi e s’kemi pasur rast”./ revistawho.com

https://youtu.be/xcxV6buX7FA

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
4 muaj pas lindjes aktorja e njohur shfaqet më e bukur se kurrë (FOTO)

4 muaj pas lindjes aktorja e njohur shfaqet më e bukur se kurrë (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera