Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Flet babai i Noizyt: Donin ta poshtëronin. Ata me armë, im bir i sakatoi me grushte

15/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Flet babai i Noizyt: Donin ta poshtëronin. Ata me armë, im bir i sakatoi me grushte

Pas sherrit me armë në mes të Prishtinës mes dy reperëve që u pasu me plagosjen me armë të Noizy-t, babi i tij deklaron se “Cozman do të përgjigjet për atë që ka bërë”. “Noizy është shëndoshë e mirë si kokrra e mollës. Është gjuajtur me një pistoletë kalibër shumë të vogël, dhe ka marrë një gërvishtje të lehtë në këmbë. Dhe nuk është aspak e vërtetë që është plagosur në kokë. Noizy të martën në mbrëmje ka performuar në Ferizaj me program të plotë. Madje salla ku është mbajtur koncerti ka qenë më plot se herët e tjera”, – shprehet, Bashkim Rajku, për “Gazeta Shqiptare”. Më tej tregon se lajmin e sherrit e ka marrë vesh nga mediat dhe menjëherë është nisur për në Kosovë, ku dhe ka takuar të birin e plagosur në spital. Si një nga personat më të afërt me të, ai tregon se si e gjeti në Kosovë Rigelsin. “Kur e pashë, ishte duke qeshur. ‘S’kam asgjë’, më tha, ishte fare i qetë. Dhe me të vërtetë nuk kishte asgjë; sapo mori mjekimin doli menjëherë nga spitali”, – shprehet babai i këngëtarit të mirënjohur. Labeli “Babastars” sulmoi ditën e martë Noizy-n së bashku me miqtë e tij. Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga kjo përplasje, mbeten ende të paqarta rrethanat që çuan në këtë sherr. Babai i reperit të njohur tregon arsyet që çuan në këtë konfrontim. Sipas Bashkimit, grupimi “Babastars” i ka sulmuar djemtë sapo i ka parë, me qëllim poshtërimin e reperit. Madje ata kanë përdorur armë, ndërsa Noizy së bashku me pjesëtarët e tjerë të OTR kanë qenë të paarmatosur. “Ata kanë qenë të përgatitur për ta frikësuar, se kanë qenë edhe me kamera me vete. Kanë menduar se Noizy do t’u dorëzohej që ta poshtëronin, po kur e kanë parë veten të shtrirë për tokë, atëherë kanë qëlluar me armë. Po kjo është një pabesi që i është bërë, se askush nuk i gjuan tjetrit në shtëpinë e vet. Edhe pse kanë qenë me armë në dorë, Noizy prapë i ka rrahur, i ka sakatuar. Kjo është historia”. Mes gjithë kësaj historie ai nuk harron pa përmendur edhe policinë e Kosovës, që sipas tij kanë qenë të paaftë për të mbrojtur Noizy-n, ndaj dhe atij i është dashur të vetëmbrohet. “Për sa i përket Policisë së Kosovës, shumë e dobët, shumë e paaftë. Ka qenë aty kur është zhvilluar ngjarja dhe s’ka mundur të bëjë asgjë. Është dashur që Noizy të vetëmbrohet. Noizy me grushte dhe ata me armë”, – përfundon Bashkimi. “Bilanci” i konfrontimit është me dy të plagosur dhe tre të arrestuar. Konkretisht Noizy dhe miku i tij, Varrosi kanë mbetur të plagosur, pas sherrit me armë me Cozmanin, vëllain e tij dhe një mik. Të shumta ishin lajmet që vinin nga Kosova rreth gjendjes shëndetësore të këngëtarëve, megjithatë gjithçka është marrë vesh mbrëmjen e ditës së martë, kur Noizy, edhe pse i plagosur, ka vijuar koncertin e planifikuar në Ferizaj, ndërsa Cozman mbetet në burg, deri në gjykimin e tij.





bashkim-rajku


Tags: babaicozmanfletNoizySherri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
Video/ Nëntë qytetet që mund të ”zhduken” së shpejti nga toka…

Video/ Nëntë qytetet që mund të ''zhduken'' së shpejti nga toka...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera