Stilistja Bora Kokëdhima ka ndryshuar pak minuta më parë statusin e saj në Facebook. Ajo ka paralajmëruar se është fejuar, por fejesa nuk është bërë ende. Për Opinion.al Bora ka thënë se fejesa do të bëhet në fund të gushtit dhe larg vëmendjes mediatike.“Kemi një vit që bashkëjetojmë bashkë dhe jemi shumë të lumtur, ndonëse si profesione jemi shumë të kundërt”- ka thënë Bora për Opinion.al.